Maqedoni

Përfundon debati për amendamentet për Propozim buxhetin për vitin 2018

buxheti-780x439

Komisioni për financim dhe buxhet dy ditë para afatit përfundimtar e përfundoi debatin për amendamentet për Propozim buxhetin për vitin 2018 dhe prej gjithsej 279 amendamenteve të dorëzuara prej opozitës i miratoi gjashtë prej të cilave katër prej deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme, transmeton MIA.

Prej katër amendamenteve të VMRO-DPMNE-së dy janë pranuar plotësisht, ndërsa dy janë ndryshuar në pjesën e financimit.

Komisioni i pranoi amendamentet për subvencione për stufa me peleta, për ZZHTI në Kumanovë, për ndërtimin e sistemit kolektor në Negotinë, për zgjidhjen e problemit me deponinë në Strugë dhe për ndërtimin e një parku për fëmijë në Nerez të Shkupit.

Pas përfundimit të debatit për amendamentet në Komision, Propozim buxheti përsëri kthehet në shqyrtim në Qeveri me ç’rast do të vihet në seancë kuvendore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top