Përfundon seanca për tetë protestuesit tjerë të arrestuar

Seanca përgatitore në Pallatin e Drejtësisë ndaj tetë personave të arrestuar ka përfunduar, ndërsa së shpejti pritet të merret edhe vendimi i Gjykatës.

Që të tetë të arrestuarit kanë qenë pjesë e protestës së opozitës, që përshkallëzoi në dhunë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që “të dyshuarve që janë rënduar me akuzat për pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh”.

Para tyre, në gjykatë kanë dalë edhe 9 të arrestuar tjerë, në të njëjtën ditë. Të gjithë, veten e deklaruan të pafajshëm. 7 prej tyre thanë se ishin vetëm kalimtarë të rastit, kur u arrestuan.  /GazetaExpress

Loading...