Maqedoni

Përgatitet hapja e kalimit kufitar Prespa

Kalimi-kufitar-Prespa-696x522

Për detajet dhe aktivitetet e nevojshme që duhet të ndërmerren për hapjen e vendkalimit kufitar të Prespës, dje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë u mbajt një takim i ministrave të qeverisë greke, përcjell Fol.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, njofton korrespondenti i AIM në Athinë, se të gjithë pjesëmarrësit në takim theksuan rëndësinë e projektit për ekonominë lokale dhe forcimin e marrëdhënieve midis Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në lidhje me financimin e projektit, synimi është të përdoren fonde nga programi ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë (interreg).

”Bisedimet u përqëndruan në përgatitjet e nevojshme për të siguruar hyrjen në kalimin e Prespës përmes liqenit dhe tokës. Prandaj, është e nevojshme të ndërtohet një rrugë, si dhe objekte në të cilat do të vendoset shërbimi doganor dhe kontrolli i pasaportave”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë. /Fol/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top