Përgatitjet rreth Panairit të Librit 2016, drejt finalizimit

Në një prononcim për KultPlus, Besian Zeneli nga shtëpia botuese “Buzuku”, tregoi se në këtë panair pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Panairi i 18-të i librit do të mbahet nga 7-12 qershor 2016 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar dhe fizionomi të arrirë, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore si është 450-vjetori i lindjes së Pjetër Budit, 400-vjetori i vdekjes së Shekspirit, 100-vjetori i lindjes së Esad Mekulit, 80-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë, 80-vjetori i lindjes së Rexhep Qosjes, 80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit e shumë e shumë përvjetorë të tjerë të personaliteteve të rëndësishme, ku të gjithë këta personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.

Në një prononcim për KultPlus, Besian Zeneli nga shtëpia botuese “Buzuku”, tregoi se në këtë panair pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

“Numri i titujve të rinj është rreth 1.200, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit, rreth 4.500, ne veç jemi në përgatitjet e fundit rreth panairit, dhe presim sa më shumë vizitorë sepse do të ketë shumë tituj të rinj nga botues të ndryshëm”, tha ndër të tjera Zeneli.

Rikujtojmë edhe njëherë se panairi i librit do të hapet me 7 qershor, ku për pesë ditë radhazi do të ketë aktivitete të ndryshme sa i përket këtij organizimi./trasmeton Lajm

Loading...