Opinione

Përgëzime shqiptarë qeveria e “vëllazërim-bashkimit”

auto_kalosh1488881484-640x480

Kalosh Çeliku

Kalit  të Trojës, që “vëllezërit” e Njerkës, dhe dudumët, krah  më krah ia hapën portën e Kuvendit “demokratik”, në shtetin e “përbashkët” Neokomunist jugosllav me     ”besë”, dhe e shëtitën nëpër poste kulturoro-politike në Ish Jugosllavinë e shokut Tito dhe Mini Jugosllavinë e sotshme të Babait (tatkoto) “vëllazërim – bashkimit”, si IRJM -së ), sotpërsot e lanë pas Portës Shqiptare, në Shkup.

Edhe., dudumët pasmesnate e futën në Qytetin e Qyqeve (Bit Pazar), Shkup. Qytetin Histrorik Shqiptar – Shkupin me “besë” dhe pa besë.  Kryeqytetin e Vilajetit të Rumelisë (Kosovës), që Dervish Cara me stërgjyshin tim kaçak si krah i djathtë lufte, Emin Çeliku (Xhambazi) e çliroi Shkupin (1844). Edhe, në Betejën e Katllanovës me 8.000 kryengritës shqiptar, synonin t’i çlironin: Velesin, Prilepin dhe Bitolin (Manastirin). Fundekrye, sot tradhti kombëtare shqiptare. “Vëllezërit”, asaj kohe nuk e shkrepën asnjë plumb, i pritën pushtuesit: me dreka, darka e gra “maqedonase”. Dhe, për të satën herë ku ta di Unë, edhe sot e kësaj dite Kali i Trojës na mbeti pas porte.

Tashti edhe shkrimet e mia publicistike, që nga kjo “Ditë Historike” marrin tjetër karaketer publicistik ndërkombëtar shqiptar. Tjetër rrugë. Jo, pas Çuke, por pas Burimeve të Përronit Thanës. Atdheut, majave të Baba Tomorrit dimër e verë. Majemalin e Perëndive, ku pihet vera me nga dy shtamba. Tyrben, ku ngrihet dolli rakia e rrushit nga Ibriku me dy çepa. Nateditë, shkruhet poezia. Dhe, lind Dashuraia për Atdheun.

Historikisht, “vëllezërit” e Njerkës, kur vijnë në pushtet përbetohen, se: nuk do e shkelin “Shtetin Unitar” dhe kushtetutën. Përbetohen, përpara Ivanovit (kryetarit shtetit pa votën shqiptare), si xhemati para këmbëve të Hoxhës Allahut?! Ditën e nesërme, ende pa gdhirë agimi e shkelin me të dyja këmbët, jo vetëm shtetin “përbashkët unitar”, po edhe popullin shqiptar edhe më zi se Dje, në sistemin komunist.

“Armiku” më i madh i Partisë Politike me “besë” (Unë, Kalosh Çeliku) me daljen e një kalorësi politik, publikisht në mjetet e i informacionit, se: Paretia Politike me “besë” distancohet publikisht nga Kalorësi i arratisur brez pas brezi dje komunist, sot neokomunist (K. M.), me këtë shkrim publicitik i mbyllë shkrimet e mia publicistike rreth Partisë politike me “besë”, në IRJ e Maqedonisë. Shkaku, se: vitet e ’80 –ta, kur kam ardhur në Shkup si mësues në fshatrat e malësisë, fatkeqësisht katundarët e këtyre fshatrave i gjeta të regjistruar si “turq ehamdurila”. I kishin shkollat e hapura që nga koha e Ernest Koliqit si ministër i arsimit, po nuk figuronin si banorë të regjistruar shqiptar në këtë shtet “demokratik”, po si “turq ehamdurila”. Edhe pse, kur i pyesja, së paku a dini ndonijë fjalë turke?! I rrudhnit krahët si shqiptar e jo si “turq ehamdurila” .

Shqiptarët, që asaj kohe nuk regjistroheshin si turq nuk figuronin askund si banorë të këtij shteti jugosllav. Përçudi, nuk i merrnin as edhe ushtarë. Brez pas brezi, lindnin, jetonin, shkolloheshin dhe vdisnin pa nënshtetësi “maqedonase”, në Qyete e Katunde. Problem si mësues i kësaj ane, e kisha për t’i regjistruar në regjistrin e shkollës, lëshoj dëftesa si nxënës që nuk “ekzistonin” në këtë shtet “demokratik”. Sistem shtetëror, që e kam thënë edhe më herët nëpër shkrimet e mia publicistike, se: pa regjistrimin e popullatës në kët shtet të “përbashkët” me mbikqyrje ndërkombëtare, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike lokale e parlamentare.

Shembull konkret, regjistrimi i popullatës në vitin 2011, edhe kur u anuluan ato regjistrime. Shkaku se, pas regjistrimit dolën si popull shumicë shqiptarët. Tashti, me daljen e një partie politike me “besë muslimane’, numri shqiptarëve do të bie dukshëm. E, dini pse: shkaku se, kjo Parti Politike me “besë”  thirret edhe në Fe “muslimane”.

Kalorës të arratisur melez, që nuk lanë shoqatë të “pavarur”qeveritare e humanitare, parti politike pa e futur kokën e strucit për një post politik në Qeverinë e “vëllezërve. Edhe pse, gjithmonë përfunduan si Kalë Troje pas portave shqiptare.

Ivanovi, mezi më në fund ia dha mandatin “Bombahedhësit” (Boshko Buha). “Dëshmorit”, që ra heroikisht në fushëbetejen e Kuvendit me votat shqiptare. Krah për krahu me Dylqinenë e Shkupit. Që, i doli në “ndihmë” Vëllai Madh, e tërhoqi për flokësh ta shpëtojë nga turma. Zijadin Selën, poashtu “vëllezërit” e tërhoqën zvarrë korridoreve të Kuvendit për ta “shpëtuar” nga turma tërbuese pa kokë?!

Liria nuk fitohet pa luftë, thotë populli. Unë e them plot gojën: Edhe pushteti nuk fitohet  pa gjak shqiptari i derdhur me shekuj në Kuvend. Kotnasikoti edhe në Ditën e Sotshme. Poetë, këngëtarë dhe analistë të dalldisur politik përgjumshëm thurin elegji “lavdie” për heronjtë e përgjakur në Kuvend. Përmëtepër, nuk jetësohet Kuvendi i “vëllazërim – Bashkimit” me këtë soj të politikanëve të cilët vite me radhë  i kemi në skenën politike me trutë dhe këmbët nateditë në legen.

Përgëzime shqiptarë,  Qeveria me “besë” e “vëllazërim – bashkimit”! Qeveri e cila nuk do të ketë jetë të gjatë politike në shtetin e “përbashkët”…

To Top