Përgjaket një deputet shqiptar, ja emri i tij! (Foto)

Në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Tiranës, ku do të jepet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit tentuan të futen edhe disa deputetë të opozitës në mbështetje të protestuesve, por që nuk janë lejuar nga policia.
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho u shpreh për mediat se policia ka dhunuar deputetët dhe nuk i ka lejuar të futen në sallën e gjyqit. Ai është shfaqur edhe i gjakosur në faqe.
“Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho për mediat në Shqipëri.
Ndërkohë, seanca ka nisur dhe po zhvillohet pa praninë e mediave.

Loading...