Sport

Perisic në United

2-peri

Manchester United ka arritur marrëveshjen me Inter për Ivan Perisic. Shifra thuhet të jetë diku rreth 45 milionë euro. Sulmuesi anësor nga Kroacia pritet të jetë blerja e tretë e Jose Mourinhos në merkaton e kësaj vere pas afrimit të Romelu Lukakut dhe Victor Lindelof. Italianët nuk kanë dashur të bëjnë kompromise për çmimin e lojtarit por me sa duket jemi shumë pranë akordit.

Vetë 28-vjeçari kroat do të nënshkruajë një kontratë nga e cila do të fitojë 120,000 euro në javë. Tashmë United pritet të shënjestrojë mesfushorin e Chelsea-t Nemanja Matic i cili nuk ka udhëtuar me skuadrën e Antonio Contes në Lindjen e Largët. Serbi nuk është më pjesë e planeve të trajnerit italian pas ardhjes së Bakayokos nga Monaco.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top