Përkeqësohet situata në Rripin e Gazës, 37 të vrarë e 500 të plagosur

A Palestinian stone-thrower walks past smoke from burning tyres during clashes with Israeli security forces against Israel's military operation in Gaza, at Qalandia checkpoint near the West Bank city of Ramallah November 16, 2012. REUTERS/Mohamad Torokman

Të paktën 37 palestinez raportohet të kenë humbur jetën në Rripin e Gazës dhe 500 të tjerë të jenë plagosur në protestën kundër hapjes së Ambasadës Amerikane në Jerusalem. Në radhët e të plagosurve, 35 palestinezë janë plagosur me armë zjarri nga ushtria Izraelite nën arsyetimin se protestuesit e kanë kaluar gardhin e sigurisë. Hapjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem iu gëzuan autoritet e Izraelit, por jo edhe palestinezët të cilët dolën në protesta masive. Zyrtarë të lartë amerikan morën pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës, ndërsa një pjesë e madhe e diplomatëve evropian nuk ishin të pranishëm. Mbi 50 persona janë vrarë që prej nisjes së protestave. Shumica e dy milionë banorëve të këtij territori janë pasardhës të refugjatëve dhe protestat janë cilësuar si ‘Marshi i Madh i Rikthimit’. Protestuesit po kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre, që tashmë janë në territorin e shtetit të Izraelit. Bashkimi Evropian ka shfaqur kundërshti të hapur për këtë hap të ambasadës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje të “gjitha shteteve t’i bashkohen vendimit të SHBA-së për bartje të ambasadave në Jerusalem”. Presidenti Palestinës, Mahmoud Abbas e ka përshkruar vendimin e Trumpit si “shuplakë të shekullit”. Nga ana tjetër Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më herët se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Palestinezët kërkojnë që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen. Izraeli ka aneksuar pjesën lindore dhe ka deklaruar të gjithë qytetin si kryeqytet, ndonëse një vendim i tillë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Vendimi i Trumpit ka nxitur protesta të përgjakshme ndërkohë që 128 shtete e kanë dënuar hapin e tij në një votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Konsullata momentale do të shërbejë si lokacion i ambasadës pasi planet janë në realizim e sipër për krijimin e një ndërtese të përhershme në një pjesë tjetër të Jerusalemit. Izraeli mori kontrollin e Jerusalemit Lindor në Luftën e Lindjes së Mesme në vitin 1967, duke e konsideruar atë si kryeqytet të përjetshëm. Vendimi i Presidentit të SHBA-ve Donald Trupm për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, ka shkaktuar shumë reagime dhe pakënaqësi tek populli palestinez të cilët Jerusalemin gjithashtu e shohin si kryeqytetin e ardhshëm të Palestinës./Alsat-M

Loading...