Edhe sot si 17 vjet më parë, banorët e fshatit Luboten të Shkupit ndjejnë dhimbje për maltretimet dhe vrasjet që përjetuan gjatë operacionit të forcave policore mbi këtë fshat. Mes lotësh kujtojnë se në këtë ditë të vitit 2001 u vranë 10 civilë: Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami e Atulla Qaili, në mesin e të cilëve edhe një fëmjë 6 vjeçar,Erxhan Aliu. Ndërsa, më shumë se 100 banorë u maltretuan me arsyetimin se ishin pjesëtarë të UÇK-së ndërsa mbi 14 shtëpi mbetën të djegura e të shkatërruara.

Më keq nuk ka, e gjithë familja dolëm, I lamë të gjitha, me shtëpi dhe dolëm në kodër e qendrum deri në mesnatë. Më keq nuk bëhet, dogjën familje, I shkrin” tha Nexhat Murseli, banor i f. Luboten.

Nuk besoj se ndonjë banor I Lubotenit këtë nuk e përkujton çdo moment sepse kemi qenë brutalisht të rrahur e të sulmuar. Kisha bë apel që pak më tepër të mendojnë partitë politike për familjet e dëshmorëve prej në Strugë e deri në Llojan që mos te shkelin mbi gjakun e dëshmorëve se është shumë mëkat sepse përmes atyre dëshmorëve ne arritëm atë që arritëm”- u shpreh Xhavit Memeti, banor I f. Luboten.

Pavarësisht përjetimeve të tmerrshme të vitit 2001, lubotenasit mbeten të revoltuar për shkak të shpërblimit me ngritje në detyrë të Lube Boshkovskit dhe Johan Tarçullovskit, të akuzuarit kryesorë për masakrën e Lubotenit.

Ai është një person i cili ka dhënë urdhërin për masakrën e kësaj popullate, në përgjithësi është një dhimbje, ndihemi shumë keq, por edhe prej politikanëve tanë që janë në qeveri pjesë e tyre, jemi të dëshpëruar total. Vëllezërit I kam pas të maltretuar, vëllaun ma kane djeg me cigare paramilitarët maqedonas, edhe vëllaun tjetër, edhe kushërinjtë, axhën e kam dëshmor, këtu e kanë vra 80 vjeçarë. Si fshat shqipëtar jemi totalisht të diskriminuar prej të gjitha gjërave”- tha Faik Xhaviti, banor i f. Luboten.

Ai është njeri që nuk e meriton me qen aty, por “lart është shumë lart, posht është fortë” e nuk kemi çka të bëjmë. Ata vet e kanë nis edhe vet po e vazhdojnë ashtu. Shpresojmë që do të rregullohet diçka me kalimin e kohës,ndonjë llojë barazie për të gjithë ne”- u shpreh Sefer Rashidi, banor i f. Luboten

Ngjarja e Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procedua dhe u gjykua nga Gjykata Ndërkombëtarë për Krime Lufte. Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua Johan Tarçullovski, ish-pjesëtar i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, ndërsa nga akuza u lirua ish- ministri i punëve të brendshme Lube Boshkovski I cili tashmë ka detyrën këshilltarë I kryeministrit Zoran Zaev. Tarçullovski u dënua me 12 vjet burg për vrasje, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, por mbeti i lirë pasi vuajti 8 vite burg. Johan Tarçullovski, tani është deputet i VMRO DPMNE-së. /Melihate Rustemi – Alsat M

Loading...