Në fshatin Orizare të komunës së Likovës, u përkujtua vepra e lavdishme e Ismet Jasharit,
“Komandant Kumanova”.
Në 20 vjetorin e rënies së tij, u përkujtuan shumë prej aksioneve dhe betejave të suksesshme kundër
forcave serbe.
“Mirënjohje dhe respekt për gjithë ju që ndatë kohë ta nderoni veprën e komandantit tonë, njëashtu
shtuat edhe krenarinë familjes sonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit” – tha Lirim
Jashari, familjar i Komandant Kumanovës.
“Thesari më i çmuar i një populli janë dëshmorët e kombit, në vecanti për ne Komandant Kumanova, i
cili me veprën e tij ka nderuar, familjen e vet, vendin e vet, ku ne gjendemi sot” – u shpreh Sadulla
Duraku nga rradhët e BDI-së.
“Të flasësh për veprën dhe historinë e Komandantit të shqiptarëve “Komandant Kumanova”, na duhen
ditë të tëra, ndërkaq familja Jashari është familje më vete, me gjitha ato karakteristika që i përmban”
– deklaroi Kryetari iKomunës së Likovës, Erkan Arifi.
Gjatë ditës së Hënë me fillim në ora 13:00, në Shkup, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar
veprës së lavdishme të Ismet Jasharit “Komandant Kumanova”./Fatlum Aqifi/TVM2

Loading...