Një grup azilantësh shqiptarë janë përfshirë në një sherr masiv me azilantë marokenë në një kamp në Dresden të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës e së shtunës së 22 nëntorit në rrugën “Nothnitzer” , shkruan media gjermane MOPO24. Në përleshje mësohet të jenë përfshirë rreth 60 azilkërkues që gjuanin njëri-tjetrin me gurë e objekte të tjera.

U deshën të ndërhyjnë 48 oficerë policie për të risjellë situatën nën kontroll. Mediat gjermane raportojnë për tre persona të lënduar. Nga deklaratat e policisë të dielën, janë ende të paqarta shkaqet e mosmarrëveshjes.

Loading...