Protestuesit dhe policia u përleshën në Selanik gjatë protestave kundër Marrëveshjes të Prespës. Incidentet u shkaktuan nga një grup prej 50 protestuesish të maskuar që sulmuan policë me kokteje molotovi pranë Bashkisë së Selanikut.

Me flamuj grek, me parulla se Maqedonia është greke, pa shenja partiake dhe pa foltore, në Selanik filloi protesta kundër marrëveshjes së Prespës, e organizuar nga organizatat greke “Shoqëritë panmaqedonase” dhe Komiteti për luftë për Maqedoninë”, përcjell TetovaSot.

“Politikanë tradhtarë” dhe Greqi, Greqi, Maqedoni”, janë disa nga slloganet që brohorasin qytetarët pjesmarrës në protestë.

Loading...