Tre persona janë përfshirë në një përleshje te Stacioni i Autobusëve në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orë 17:45 policia ka marrë informatën për një përleshje te Stacioni i Autobusëve në Pejë. Si pasojë e kësaj përleshje dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Rugova.

Ai ka treguar se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë, dhe policia është duke punuar intensivisht në arrestimin e të dyshuarit.

Loading...