Pas situatës së krijuar në Shkodër me përmbytjet, Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Ahmet Yörük i kishte premtuar më 18 mars Kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi një ndihmë për zonat e përmbytura.

Ky premtim sot u bë edhe realitet.

Konkretisht, bëhet fjalë për 500 paketa me nga dy pako me ushqime për familjet:

– 230 famije në Dajç
– 240 familje në Anën e Malit
– 20 në konvikin e shkollës “Arben Broci”
– 10 familje në qytet (Tophanë, Ajasëm) dhe 18.5 ton koncentrat që do të destinohen për Velipojën

Me rastin e dorëzimit të këtyre ndihmave, Bashkia e Shkodrës e falenderoi përzemërsisht Ambasadorin, Turqinë dhe popullin turk për këtë mbështetje bujare.

Ndryshe, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila qeveris me pushtetin lokal ndërsa vazhdon të ketë një kryeministër indiferent ndaj qytetarëve që po përballen me një fatkeqësi të rrallë natyrore që ka goditur gjithë rajonin, situata i vështirësohet edhe më shumë në mungesë të fondeve dhe mbështetjes emergjente shtetërore. Po, kryeministri mund të jetë i tillë por jo edhe të gjithë që takon kryebashkiakja Ademi në këto ditë të vështira për këtë qytet. Në kuadër të aktiviteteve në përkujtim të “Ditës së Dëshmorëve të 18 Marsit”, ndërsa ishte tekuar me ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Ahmet Yörük, ajo e kishte informuar për situatën e rëndë me rastin e përmbytjeve. Diplomati turk me këtë rast u kishte premtuar ndihmë dhe fjala e mbajtur ishte një fat i madh për familjet e përmbytura të qarkut të Shkodrës.

Loading...