(Rast: 550 vjetori i vdekjes së tij)

Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

 

Rasti e kërkon të dal nga modestia dhe të them që për heroin tonë kombëtar kam shkruar disa herë në shtypin e përditshëm, revista etj. në shqip dhe maqedonisht si dhe në disa libra të mia kushtuar ngjarjeve dhe figurave tona kombëtare. Nga këto shkri

me, për tani, do veçoja vetëm pesë. 1: Përmendorja e Skender beut në Shkup, vizavi asaj të Lekës së Madh, duket si lodër fëmijësh dhe denigron emrin e tij. 2: Emrin e Maqedonisë Leka i Madh, e krijoi,  nipi i tij-Skenderbeu, e riafirmoi. 3: Skenderbeu bektashi dhe dhëndër Manastiri. 4: Roli i Skenderbeut në shëndërrimin e Manastirit në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh dhe 5: Mesazhet e Skenderbeut, para vdekjes, të cilat vlejnë edhe për sot. Ndërsa kur u ngrit përmendorja madhështore e Lekës së Madh, shkruajta tekstin me titull  ,,Skenderbeut i erdhi gjyshi pranë,,. Për sot, vendosa të evidentoj vetëm disa  pjesë më të rëndësishme të shkëputura nga këto dhe  shkrime të tjera të  e mia, të publikuara deri më sot.

 

Evidentimi i vetëm disa  shënimeve më kryesore

( Pa ndonjë renditje kronologjike, as edhe

sipas rregullit alfabetik )

 

Skenderbeu, sipas  Fanolit: Ka lindur më 1400 e jo më 1405, nuk ishte 9 por 30 vjeç kur u dërgua peng te sulltani, nuk u konvertua në fenë islame-thuhet në gazetën Koha, 18 shtator, 2008  dhe shtohet pyetja: janë helmur vërtet 3 djemtë e Gjon Kastriotit më 1443 siç thotë Barleti? A  ishte katolik po ortodoks Skenderbeu?Pra ka mjaft çështje të pa zgjidhura definitivisht.

Skenderbeu, mosha si peng. Sipas një dokumenti të Venedikut dhe të v.1428, del se Skënderbeu shkoi pranë sulltanit kur ishte më tepër se 21 vjet, kurse sipas një dokumenti të v.1430, të gjetur në Raguzë (Dubrovnik), ka qenë 25 vjet. (“Fakti”, 18 në

ntor, 2006, autor: dr. Ilmi Veliu).

Skenderbeut, bektashi. Si peng, i sulltanit, u bë myhyp  i një babajt bektashian dhe si i tillë, me ardhjen në Krujë, e shëndroi këtë qytet në qendër bektashiane, kurse për shkak edhe të tij, por më tepër të Naim Frashërit, këtë sekt e përqafuan figurat më tën ndritura  të kombit tonë, si muslimanë ashtu edhe të krishterë. Përndryshe, që Skenderbeu ishte  bektashi, veç të tjerëve  shkruan edhe shkencëatri  Nathaly Clayer në (Fakti,  18 gusht, 2001).

Skenderbeu. Pas Sari Salltëkut, përveç në Shqipëri, rol të madh lojti edhe në përhapjen e bektashizmiz në trojet e Maqedonisë së sotme, ku, siç dihet, zhvilloi një  numër të madh të betejave të tij. Për këtë, veç tjerash, dëshmon edhe fakti që pas vdekjes të tij, në disa fshatra të rrethit të Strugës ishin paraqitur dervishë bektashinj, të cilët përhapnin tarikatin në fjalë.

Skenderbeu, Voisava Kastrioti. Nënë e tij, nga Gradeci i Gos

tivarit. Në një shkrim të Flakës,10 tetor,2001, thuhet se ajo ishte bijë e fisit shqiptar të Tribalëve, princër të Pollogut, kurse në Faktin  e 29 tetorit, të njëjtin vit, theksohet se nga fisi i Voisavës rrjedh edhe fisi i Derrallave të Pollogut (Hasan Luçi).

Skënderbeu, për Turqinë. Deri sa ishte peng në oborrin e Sulltanit, korri fitore të shkëlqyeshme kundër kryengritësve të Anadollit, të cilët deshin ta rrëzojnë Sulltanin e atëhershëm. Ai, “Si kapiten i 50.000 kalorësve dha prova të mrekullueshme në betejat”-thuhet në literaturën historike dhe shtohet se, Skënder

beu, disa herë triunfoi ndaj  forcave të Gjergj Despotit të Serbi

së, Gjergj Brankoviqit, etj., të cilët ishin kundërshtarë të Sulltan Muratit II, prandaj dhe, prej këtij të fundit, fitoi emrin e Lekës së Madh.

Skenderbeu, për Turqinë… Në  literaturën historike, thuhet se veprimin e parë që e bëri Skënderbeu, me të cilën e fitoi zemrën e Sulltan Muratit II qe në Adrianopojë, në moshën 25 vjeçare, kur doli fitimtar në dyluftim me një tartar të tmershëm prej të cilit u dridheshin koskat trimave më të dëgjuar të asaj kohe.

Skenderbeu, për Turqinë…Skënderbeu, pa asnjë plagë në vete, e vrau kundërshtarin, me veprime të shkathta dhe plot mençuri, duke lënë gojëhapurtë pranishmit -thuhet në literaturën historike dhe shtohet:

Skenderbeu, për Turqinë… “Dy prova të tjera të ngjajshme i dha në qytetin e Bursës, njësoj si Bitimia (figurë mitologjike), përpara zotërisë së tij, kundër dy luftëtarëve persianë, shumë të fortë në armë, njëri i quajtur Isaia e tjetri Zampsia, të cilët në më

nyrë të ngjashme, me shumë guxim u vranë prej tij, ashtu si edhe tartari…”.

Skenderbeu për Turqinë në Çiliçi. Dr. Musa Ahmeti, në “Fa

ktin” e 30 korrikut, 2005, shkruan: “Meqë Skenderbeu kishte një pamje mbretërore të fytyrës u pëlqye shumë nga Murati, i cili në fillim e dërgoi në Azi (për të luftuar), kundër mbretit të Çiliçisë, në të cilën luftë, fitoi nam të madh,

Skenderbeu: duke luftuar trup me trup me një tartar të shquar të cilën e vrau dhe me një kalorës persian.Pas kësaj,Murati bëri zakon të pohonte publikisht që ai (Skënderbeu) ishte krahu i tij dhe syri i tij i djathtë, si dhe mbrojtësi i papërsëritshëm i shtetit të tij”

Skenderbeu, për Italinë. Emri i tij ka zënë vend të lartë në his

torinë e këtij shteti, sidomos të asaj të Napolit, sepse,  veç  asaj që me betejat e tij pengoi sulmet e osmanëve drejt Italisë, pra shpëtoi këtë shtet nga okupimi turk, në një rast ka shpëtuar edhe jetën e mbretit të atij vendi.

Skënderbeu për Evropën. Me betejat e tij të sukseshme, 25 vjet me rradhë ka qëndruar përballë forcave osmane, duke i penguar këto të depërtojnë në drejtim të Evropës. Porta e lartë, gjegjësisht sulltani, për të përballuar Skenderbeun, ka qenë i detyruar kundër tij të sjellë forca të mëdha nga vende të tjera, duke u lehtësuar në këtë mënyrë lufta e vendeve të robëruar në ato vende.

Skenderbeu për Evropën. Prandaj,  Xhenaro Françones, shken

cëtar i shquar,  ka thënë: “Mbreti shqiptar, Gjergj Kastrioti Skën

derbeu, duke qenë një mbrojtës i famshëm dhe i përkushtuar i Evropës, ka të drejtën morale të quhet edhe një nga pionerët e hershëm të saj”. Karl Treimeri, shkencëtar austriak: Skenderbeu është një hero kombëtar, në të vërtetë ndërkombëtar, mbrojtës i suksesshëm i Evropës,,. Kostadin Delinikolov, historian: Sken

derbeu me betejat e tij e pengoi zgjerimin e Perandorisë osmane në Evropë.

Skenderbeu, për Maqedoninë dhe Ballkanin. Pas vdekjes të emnakut dhe bashkëtdhetarit të tij, Lekës së Madh, emri i Maqedonisë filloi të harohet, por për fat të mirë të saj, në skenën e historisë, pas rreth 900 vitesh, u paraqit Skenderbeu, i cili me betejat e tij të famshme dhe legjendare që i zhvilloi edhe në Maqedoni, bëri që të dëgjohet dhe të  riafirmohet emri i saj.

Skenderbeu…Prandaj, jo rastësisht,  papa i Romës parashikonte që Maqedonia dhe Ballkani t i takonin pikërisht  heroit tonë kombëtar.Për të janë shkruar mjaft këngë dhe legjenda në gjuhën maqedonishte siç është edhe kënga “Skenderbeu dhe vajza e Manastirit” etj.

Skenderbeu, për Manastirin.  Lojti rol të konsiderueshëm për shëndrimin e këtij qyteti  në qendër vilajeti. Ja pse. Sulltani, për të penguar rezistencën e  tij u detyrua të sjellë në Manastir ushtri të madhe, për nevojat  e të cilës, u ngritën objekte madhështore  ushtarake, gjurmët e të cilave ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. Me këtë Manastiri u shëndrua në qendër të rëndësishme ushtarake.

Skenderbeu për  Manastirin. Meqenëse me forcë nuk ua doli dot shqiptarëve, sulltani vendosi që këtë ta realizojë përmes isla

mizimit të  tyre, duke ngritur  këtu bile, sipas disave, xhaminë e parë në Ballkan, kurse më vonë edhe 70 të tjera, kështu që ky qytet përveç qendër ushtarake u bë edhe qendër fetare, gjë i hapi rrugën edhe për t u shëndruar edhe në qendër vilajeti dhe në qytet konsujsh.

Skenderbeu, për Maqedoninë. Marçin Bjelsi,  personalitet i shquar, siç duket polak, në librin e tij “Kronika e tërë botës”, e botuar në Poloni, më 1551, shkruan: Skenderbeu ishte  “Princ shqiptar i Maqedonisë” (Folklorot i etnologijata vo Bitola i Bitolsko, Manastir, 1981, f.287 artikull i Kole Simitçiev).

Skenderbeu..Sa i takon kontributit të tij për  Ballkanitn, huma

nisti i shek. XV Filelfo, shkruan: ,,Kryqëzata e v.1464 e për gatitur nga papa Piu II, mund të kishte sukses nëse në të merrte pjesë Skënderbeu me ushtarët e tij, të cilët ishin të vetmit që kishin prapsur turqit në Ballkan. Xhenaro Françones: “Mbreti shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke qenë një mbrojtës i famshëm dhe i përkushtuar i Evropës, ka të drejtën morale të quhet edhe një nga pionerët e hershëm të saj”.

Skenderbeu…Në literaturën historike thuhet se është testuar ndër 200 udhëheqësit më të mëdhenj të botës që nga fillimet e civilizimit gjer në epokën moderne dhe se, citoj ,,Skenderbeu, Ali pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Sali Berisha dhe Ismail Kadare, janë emra më të njohura në  historinë shqi ptare dhe të Evropës, pa marrë parasysh, gabimet e tyre,,- thek

sohet në një tekst të internetit autori i të cilit ka vendosur vetëm inicialet S.K.

Skenderbeu, atentat nga Venecia.  Fjala është për tentimin e Venecisë që t’a vriste heroin tonë kombëtar, sepse e konsideron te për pengesë të madhe në realizimin e aspiratave të saja terri

toriale të trevave shqiptare. Në lidhje me këtë, Fan Noli, shk ruan: “Delegatët e Venecisë Paulo Loredano dhe Andrea Veni

eri, kishin patur urdhër që ta vrisnin Skënderbenë prapa krahëve me anën e ndonjë trimi, të cilit i lithnin një pension për jetë prej 100 dukatësh në mot…”.

Skenderbeu…Për ta realizuar këtë qëllim të poshtër, Venecia vendosi të lidhet edhe me sulltan Muratin II, i cili duhej t’i binte Skënderbeut prapa sjpine dhe ta vinin midis dy zjarresh. Mirëpo, asgjë nga kjo punë, sepse nuk u gjend njeri i cili do ta kryene atentatin ndaj Skënderbeut.

Skenderbeu, Venecia kërkon falje. Mbasi nuk  realizoi dot që

llimin, Venecia vendosi të bëjë marrëveshje me kryetrimin shqi

ptar i cili u pajtua sepse përgatitej që t’i shkojë në ndihmë mikut të tij, Huniadit të Hungarisë. Bile, sipas marrëveshjes së shkruar, Venecia mori përsipër që t’i jepte Skënderbeut një pension prej 1.400 dukatësh në mot si dhe një hua prej 1.500 dukatësh për të ndihmuar mikun e lartpërmendur.

Skenderbeu….Përveç kësaj, Venecia, Gjon Kastriotin, djalin e Skënderbeut, e caktoi për anëtar të Këshillit të Lartë të bujarëve venecianë. Ky, sipas Fan Nolit, ia ka dorëzur Krujën dhe prin

cipatën atërore venecianëve, me kusht që t’i mbronin ato treva nga sulmet osmane. Mirëpo, më 1502, Venecia bëri paqë me Turqinë, sipas së cilës tërë Shqipëria i mbetej Sulltanit, përveç

Tivarit dhe Ulqinit, të cilat i zaptoi vetë Venecia më 1571.

 

Skenderbeu, kush çka thënë për të, sipas rendit alfabetik.

 

Aleksandar Stojanovski: Të gjitha tezat e lansuara paushale të dr.Petar Popovskit, lidhur me origjinën e Skënderbeut, “shovinizëm dhe racizëm i hapur”.

Aristidh Kola:  Skenderbeu  ishte shqiptar i pastër dhe gegë, prandaj këta të fundit, gegët pra, shekuj me radhë, mbanin ve shur  një shirit të zi në shpatull, në shenjë zie të përjetshme  për vdekjen e Skenderbeut-thotë Kola.

Ashik Pasha Zade, shkencëtar i njohur i shek. 15:Skenderbeu është arnaut (mr. Ilmi Veliu, Skenderbeu)..u rrit në pallatin e Sulltan Muratit II, si nxënës i Shkollës Ushtarake dhe se, sipas tij, qenka emërua ,,kryezot feudal i Shqipërisë,,por  pastaj ,,ngriti krye dhe refuzonte të paguante haraçin ,,etj.

Barleti: Kali i tij  nuk lejoi  t i hipë asnjë  gjer sa vdiq.

Cvetan Grozdanov: E gjithë bota e di se Skënderbeu është shq

iptar. (“Fakti”, 26 nëdor 2005).

Edmund Spenser, poet i epokës elizabetiane: ,,Skenderbeu ishte shok me të mëdhenjtë  e të mëdhenjëve,,(Arena,nr. 15, 2010-Joseph J. Diogardi).

Fanoli: Skenderbeu mbyti tërë Italinë  me famën  dhe  lavdinë e tij.

Frank Bardhi: “Do të ishte më lehtë t’i shkëpute Herkulit nga duart topuzin se sa të fshije nga zemrat e vegjëlisë dashurinë për Skënderbeun”.

Haralampie Polenkoviq: Skenderbeu ishte luftëtar kundër çdo lloj tiranie dhe robërie.

James Volfe, gjeneralmajor: ,,Skenderbeu ua kalonte të gjithë oficerëve, të lashtë  dhe modernë  në udhëheqjern  me një ushtri të vogël defensive,, (Arena, nr. 15, 2010-Joseph J. Diogardi).

Jaho Brahaj: Skenderbeu, mbret. Kështu shkruan ky autor në fejtonin e tij botuar në Faktin e 4 prillit, 2002, ku theksohet edhe kjo:,, Populli shqiptar Skënderbeun e njihte për mbret, edhe pse ai këtë titull nuk e përdori kurrë deri sa ishte gjallë.

Johan Filip Falmerayer, historian dhe albanolog i famshëm gjerman: Skenderbeu “është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”.(Dhimitar Canco, Epiri…, “Flaka”, 11.03.2004). Ky, hedh poshtë tezën e Nikolas Georgios Nikokles, se shqiptarët kanë origjinë nga Kau

kazi.

Skenderbeu…Me siguri vepronte kështu, për të komunikuar më lehtë me diplomatët e huaj. Në favor të mendimit që Skenderbeu ishte mbret flet  edhe  fakti që, të paktën nga Kuvendi i Lezhës  të vitit 1444, ai e mbante kurorën Mbretëtore  shqiptare e cila ishte kurorë tradicionale iliro-arbërore.

Skenderbeu…Ajo ruhet në Muzeun e Vjenës, peshon 3 kgr., në pjesën e sipërme ka kokën e dhisë prej metali të zbukuruar me flori.Në të gjinden inicialet J.N.(Jezus Nazarenus) PE (Principi Emathia-princ i Matit), RA(Reg Albaniae(Mbret i Shqipërisë). Përndryshe, si emrin, ashtu edhe këtë kurorë, Skenderbeu i ka trashëguar ng Leka i Madh.  

James Volfe, gjeneralmajor: ,,Skenderbeu ua kalonte të gjithë oficerëve, të lashtë  dhe modernë  në udhëheqjern  me një ushtri të vogël defensive,, (Arena, nr. 15, 2010-Joseph J. Diogardi).

Johan Filip Falmerayer, historian dhe albanolog i famshëm gjerman: Skenderbeu “është një nga kryeluftëtarët më të mba ruar, më fatbardhë dhe më të mëdhenj të botës”. (Dhimitar Canco, Epiri…,“Flaka”, 11.03.2004). Kalimthi të tregoj se  his

torian hedh poshtë tezën e Nikolas Georgios Nikokles, se shqi

ptarët kanë origjinë nga Kaukazi.

Karl Treimeri, Shkencëtar austriak: ,,Ne shohim se Skenderbeu është një hero kombëtar, në të vërtetë ndërkombëtar, gjeni strategjik, politik e organizativ. Në atë kohë, kur Skenderbeu qendroi lart si yll ndriçues, Sërbia dhe Bizanti kishin marrë tatëpjetën…,,

Kasëm Biçoku: Skënderbeu ishte “pasardhës i Ballshajve”, të cilët sundonin në Prizren që pas tyre u bë qendra administrative e Gjonit, babait të Skënderbeut.

Konstantin Jireçeku: ::Skenderbeu nuk u rrit në pallatin e Sull

tan Muratit II, siç shkruan Barleti, por në Kullën e Kastriotëve, në Shqipëri.

Lucar, hronist i Raguzës (Dubrovniku): Origjina e Kastrio tëve ishte nga Hasi i Prizrenit.(Ilmi Veliu,“Skënderbeu”, f. 58).

  1. Kamile Paganel: Shpatën e Skenderbeut magjike nuk mund ta përdorte dot asnjë tjetër (dr. Petar Popovski).

Marçin Bjelsi,  personalitet i shquar, siç duket polak, në librin e tij “Kronika e tërë botës”, e botuar në Poloni, më 1551: Sken derbeu ishte  “Princ shqiptar i Maqedonisë” (Folklorot i etnolo

gijata vo Bitola i Bitolsko, Manastir, 1981, f.287 artikull i Kole Simitçiev).

Marin Barleti.:“Me praninë e Skënderbeut mund të ngjallen edhe të vdekurit”.

Marin Segoni, humanist shqiptar ng Novo  Bërda e Kosovës: Skenderbeu ishte mbret.

Marksi: Fuqizimi i pushtetit të Skënderbeut për Venedikun ishte si gjemb në sy, kurse Papa i romës, Pali II edhe pse heroin shqiptar e dekoroi me dekoratë të lartë, ishte koprac i madh dhe nuk e dërgoi ndihmën e kërkuar nga ana e Skënderbeut.

Millan Shuflaj: “Skënderbeu ishte gjenerali më i madh në botë”.

Mioçik, historin: Skenderbeu me shpatën e tij kishte prerë më tepër se 3.000  kokë turqish. Me një të rënë ai i kishte prerë ko

kën një demi të madh, pronë e Mamicës, motrës së vet. Atë shpatë i kishin vendosur në varr, por pas vdekjes, sulltan Mu hamedi e kish zbuluar varrin dhe i kishte marrë-shkruan  dr. Popovski).

Momçillo Stremiç: Skënderbeu triumfoi ndaj Turqëve me forca të veta, sepse edhe pse vendet e Evropës shpëtimin e tyre nga Turqia e shikonin tek Skenderbeu, sidomos Italia, nuk e ndih

muan me ushtri të tyre.

Murati II, sultan: Të kisha vetëm dy strategë si Skenderbeu, për 3 muj e gjysmë, do ta shkelja tërë Evropën dhe do dilja deri tebrigjet e okeanit Atlantik.

Musa dr. Ahmeti: Në “Faktin” e 30 korrikut, 2005, qëndron shkrimi i  tij, në të cilin, veç tjerash, shkruan: “Skënderbeu në beteja të ndryshme, vrau me dorët e tij më shumë se 2 000 turq,

mundi 7 pashallarë…nuk u plagos kurrë…përveç se njëherë, lehtë sisht me një shigjetë…ishte gjithmonë ndër të parët për të hyrë në beteja dhe i fundit për t’u tërhequr.

Nikolla Vuliq: “Deri në fund të shek. XIX, d.m.th., deri atëherë kur historianët serbë filluan të intere­sohen për historinë shqipta

re, nuk kishte asnjë dyshim të vogël për preardhjen shqiptare të Skënde­rbeut”- shkruan  dr. Muzafer Bislimi.

 

  1. Ronsari, poet francez, në Sonetin e tij, botuar në vitin 1576, ngre lart bëmat e Skenderbeut.

Papa Pali VI: “Skënderbeu është pinjolli famëmadh”.

Rafaelo Volontrini, i shek.15 :Skenderbeu është trashëgimtar i  mbretit Pir (Dhim. Pilika, Pelazgët…f. 68).

Robert Austin: “Ideja e shqiptarëve të Amerikës që t’i ngrenë monument heroit të tyre kombëtar, është e shkëlqyer, sepse Skënderbeu me qëndresën e tij ai ndikoi në mbarë histoinë botërore”. Pra edhe të SH.B.A-ve (R.N.)

Shloseri, historian gjerman i shek. XIX: Kur turqit pushtuan Lezhën dhe hapën varrin e Skënderbeut, jeniçerët i morrën esh

trat e tij, i mbështollën me flori dhe argjend për t’i përdorur si hajmali mbrojtëse, kurse pastaj e shpallën për “shenjtor” të tyre.

Tome Serafimovski, akademik: “Personaliteti i Skënderbeut paraqitet një hero i pakrahasueshëm autentik shqiptar”. (“Laj mi”, 6 prill, 2006).

Vollteri: Sikur Skenderbeu të mbronte Stambollin, turqit nuk do të mundnin të hynin kurrë në të.

Xhems Bon:Skënderbeu shkëlqeu mbi të gjithë gjeneralët.

Xhovani Batista-Pinja, shek.16: Skenderbeu rrjedh nga epirotët (Dhimitër Pilika)

Skenderbeu për veten:  Unë rrjedh nga  Epiri, shqiptarët janë pasardhës të Pirros. (“Fakti”, 4 gusht, 2005, autor: Moikom Ze

qo)

Skenderbeu, kuriozitete: Ishte shqiptar i pastër dhe gegë, pran

daj këta të fundit, gegët pra, shekuj me radhë mbanin veshur  një shirit të zi në shpatull, në shenjë zie  të përjetshme  për vdekjen e Skenderbeut (Aristidh Kola, Arvanitët f. 229  dhe 230)

Skenderbeu, kuriozitete. Shloseri, historian gjerman i shek. XIX, ka shkruar se kur turqit puhtuan Lezhën dhe hapën varrin e Skënderbeut, jeniçerët i morrën eshtrat e tij, i mbështollën me flori dhe argjend për t’i përdorur si hajmali mbrojtëse, kurse pastaj e shpallën për “shenjtor” të tyre.

Skenderbeu, kuriozitete. Një historin i huaj ka shkruar se Sken

derbeu me një të rënë i kishte prerë kokën një demi të madh.

Skenderbeu.  Njërin sy e kishte të zi si nata tjetrin të kaltër si qielli-thuhet në një tekst të internetit. Kali i tij, sipas Barletit, nuk lejoi t i hipte njeri tjetër përveç heroit tonë kombëtar.

Skenderbeu vdiq nga një plagë të fituar në betejë-thuhet në një tekst të internetit.

Skenderbeu, vrasje në kohën e tij.Gjatë betejave të tij gjetën vdekjen mijra shqiptarë. Kështu, vetëm në v. 1443, në betejën e Gjirokastrës,  ishin vrarë  1.000 kryengritës shqiptarë, kurse në atë të Torviolit, rreth një vit më vonë, u vranë dhe u plagosën 4.000 sish.

Skenderbeu… Në betejën e Modriçit të v. 1451 gjetën vdekjen 1.000, më 1455, në Kështjellën e Beratit 10.000,, po aqë edhe në betejën e v.1466, kurse në betejën e Ohrit, dy vjet më parë, 14

64, përveç  një numri të madh ushtarësh, u vranë edhe 7 koma

ndantët më të mirë  të Skenderbeut.

Berati, vrasje. Për betejën e Beratit, Fanoli, shkruan:,, Sa për kufomat e tjera, asnjë nuk njihej nga shkaku që  kishin shkuar më tepër se 40 ditë, edhe më të shumtëve ua kishin prerë kokat. Këto i shpunë në Stamboll,duke lojtur çiliminjtë me to, në vend të topit me këmbë…

Berati…Gratë filluan me vajtim të mallëngjyer.. Fusha e Beratit oshëtiu disa ditë edhe disa netë  nga kuajt, ulërimat, lebetitë  dhe elegjitë heroi-ke.Varrët e trimave u vaditnë me lotët  edhe me gjakun e grave të pa ngushëlluara që shkul-nin flokët, që çirnin faqet…,,

Skenderbeu…Më 1492, disa vjet pra pas vdekjes së heroit tonë kombëtar, me urdhërin e sulltanit, për hakmarrje, ishin vrarë rreth 40.000 veta  në trevat e sotme të Shqipërisë  dhe Maqe donisë, në të cilat zhvillonte luftime heroi ynë kombëtar.

Skenderbeu, rëndësia. Megjithë vrasjet dhe shkatërimet,  Sken

derbeu, me betejat e tij të lavdishme dhe legjendare, emrin e  Shqipërisë dhe i popullit shqiptar e afirmoi në tërë botën, kurse pasardhësit e tij, shqiptarët pra, mbureshin dhe sot mburemi  me emrin e tij  kështu që edhe kjo ishte një shkak për mostretjen e këtij populli, siç ka ndodhur me plot popuj të tjerë në të ka luarën.

 

Mesazhet e Skenderbeut, para vdekjes

(Fragmente nga shkrimi im i publikuar para disa dekadash, që në mënyrë direkte ose indirekte kanë të bëjnë edhe për sot, kur, çdo lider, me ndo një prijashtim të vogël, shikon  interesin vetjak, familjar, pothuajse as pak atë  kombëtar)

 

Skenderbeu. Kur mësoi nga mjekët që nuk kishte shpëtim, thirri kapedanët shqiptarë dhe të dërguarit e Venedikut, të cilët i këshilloi të vazhdojnë luftën e përbashkët kundër armikut. Veç tjerash, tha: Vetëm të bashkuar mund t’i përballohet çdo sulmi dhe çdo rreziku…s’ka asnjë shtet, sado i fuqishëm e i fortë, që të mos bier poshtë, kur ka përçarje dhe kur vihen përmbi të mirën e përgjithshme dobija dhe interesi vetijak…

Skenderbeu…Nëse do të jemi të bashkuar dhe të një mendje, s’ka se si t’ju dëmtojë armiku dhe sulmi i tij. Shteti e mbretëria juaj do të qendrojnë përgjithnjë…Plaçkat që i zinjim armikut, prenë që bënjim tek barbarët, ua ndaja juve dhe s’mbaja kurgjë për vete. Mbretërinë, pushtetin, mallin, të gjitha të mirat i kisha të përbashkëta me ju, skisha asgjë të ndarë”.

Skenderbeu, nuk e la pa zënë ngoje edhe Zotin: Virtyti më i lartë dhe besa e vërtetë, o princër fortbujarë dhe ju o bash këluftëtarë të mij të dashur, kujtoj se është së pari të adhurosh, të kesh kujdes dhe të nderosh si duhet, me shpirt të pastër Zotin e madh e të vërtetë. Së dyti, jo vetëm ta duash dhe ta kesh gjith monë para syve atdheun dhe shtetin, ku secili ka lindur dhe është i edukuar, por edhe ta mbrosh e ta shpëtosh edhe me gjak.

Skenderbeu… Të gjithë këtyreve që e bejnë këtë, s’ka dyshim se të diturit u kanë caktuar një vend të veçantë në qiell…Këto, padyshim, të gjitha i kam patur për zemër dhe për to kam der dhur tërë zotësinë dhe jam përjpekur me mish e me shpirt. Dëshmitarët më të mirë për këtë unë i kam së pari Perëndinë dhe ju… Dhe të gjitha, me ndihmën e Zotit, na kanë shkuar mbarë, na kanë dalë me sukses e siç na i ka dashur zemra, dhe mua, kape

danin dhe bashkëluftëtarin tuaj,

Skenderbeu…s’më kini pritur ndonjëherë të mundur apo të dërmuar në luftë të vërtetë, por gjithmonë, le të më lejohet edhe mua ta them, fitimtar mbi armikun. Mua s’më kujtohet të jem goditur ndonjëherë, vetëmse në një rast me shigjetë në këmbë të djathtë nga një farë barbari, të cilin e bëra aty për aty copë para syve të të gjithë ushtrisë dhe ia flaka kokën të gjakosur ndër këmbët tuaja.

Skenderbeu…Tjetër herë kurrë, sigurisht, siç e dini, këto gjymtyrë dhe ky trup trim, i hedhur në gjith ato luftra e rreziqe, nuk e ndjeu shpatën armike apo dhëmbjen e ndonjë plage. Por tani, që e kam rrokullisur vitin 63… po e mbaroj i mbërthyer nga sëmundja e rëndë që më ka rënë dhe i këputur krejt pa pikë fuqie natyrore në vehten time”.

Skenderbeu…“Nuk duhet të na vijë keq aspak, nuk duhet të vajtojmë asnjë çikë, sepse nuk pësojmë kundër ligjit, përkun drazi, në bazë të ligjit ne kemi lindur që të vdesim të gjithë dhe kësaj domosdoshmërie s’ka kush i shpëton… çka është e domo

sdoshme për të gjithë, s’mund të jetë e vajtueshme për njerinë. Më në fund, balta duhet t’i kthehet baltës, ne duhet ti bindemi natyrës. Ky shpirt i përjetshëm dhe i pavdekshëm dhe kjo frymë qiellore duhet t’i kthehet atij që na e dha e na i huaji…”.

Skenderbeu, djalit të vet: “O biri im, ja, unë po vdes dhe ty po të lë fëmijë të vogël e të njomë, por me një mbretëri e pushtet të fortë, po të jesh i mirë, dhe të dobët, po të jesh i keq… Por, tani, o bir, ti je i pafuqishëm për shkak të moshës për të mbajtur frenat e pushtetit. Përveç kësaj ti ke armiq nga të katër anët, ke egërsira më të këqija që përpiqen që të të shqyejnë dhe të të gllabërojnë, ke Mehmetin, tiranin e dëgjuar. Prandaj, o shpirti im, sa po t’ia kesh mbyllur dhe shtrënguar sytë babës dhe sapo të ma kesh futur trupin në varr, hidhu menjëherë sëbashku me të t’më…

Skenderbeu… shko sa më shpejt në qytet dhe kështjellat e tua dhe qendro atje, gjersa të të gërsijnë mustaqet dhe të bëhesh i zoti për të drejtuar dhe qeverisur shtetin tënd”. Pastaj e porositi si të jetë besnik, i duruar në mundime dhe i patrembur në rreziqe, etj.“Kur të mbretërosh, duaje e nderoje drejtësinë… mos bësh dallim midis të varfërit, të pasurit e të fuqishmit, gjyko një lloj si të voglin, si të madhin… ushtarët i trajto si miq e sho kë…”, etj.

Skenderbeu.,,Porositë e tij nuk mbetën pa efekt, si te bash  këluftëtarët e tij ashtu edhe te i biri, sepse, ai, pas disa vjet, u njoh prej tyre për udhëheqës dhe princ dhe si i tillë rrimëkëmbi përsëri shtetin shqiptar, edhepse pjesërisht dhe për një kohë relativisht të shkurtër.

 

 

Disa fjalë për  babain e Skenderbeut

 

Gjon Kastrioti. Si princ i Epirotëve u bë vasal i Muratit II dhe si i tillë ishte i detyruar që ti jepte 4 djemt e vet si pengje, midis të cilëve, i fundit ishte Skënderbeu. Vëllezërit e tjerë, siç duket vdiqën ose ishin vrarë me urdhërin e sulltanit (“Fakti”, 10 tetor 2001).

Gjon Kastrioti…Ishte zot i disa viseve të Maqedonisë së sotme si dhe si dhëndërr i Pologut. Manastirit të famshëm-Hilendar i fali dy fshatra të anës së Dibrës. Në atë manastir ka disa gjurmë shqiptare, siç  janë emrat e djemve të tij etj.si dhe Pirgu shqiptar. Gjon Kastrioti, feja. Sipas Sabri Godos, Gjoni, babaj i Sken derbeut, fillimisht ka qenë katolik me emrin Gjon Kastrioti, pas

taj u kthye në ortrodoks, në fund u bë musliman  dhe mori emrin Hamza. (Koha, 2i9. XI, 2008)

Gjon Kastrioti,  në Derven   të  Shkupit. Historiani  dr.Ilmi Ve

liu, në veprën e tij “Skënde­rbeu…”,f. 62, shkruan se në zotëri

met e Gjonit, babait të Skënderbeut, bënte pjesë edhe territori që shtrihej deri te Derveni i epërm afër Shkupit.

 

 

 

Disa fjalë rreth gjuhës shqipe

 

Maqedonasit duhet të mburen që gjuha e tyre  po bëhet ,,mo

trimë,, me gjuhën ndër më të vjetrat në botë, pa të cilën nuk mund të kuptohet historia  e lashtë e  asnjë populli, sidomos ajo e Maqedonisë  të vjetër

                                                                

                                                                                               Reshat Nexhipi

 

Në vend të hyrjes

 

Para rreth 20 vitesh, në javoren Fokus të Shkupit (nr.41,1996), pata shkruar  tekstin me titull ,,Без познавање на албанскиот јазик  и писмо не може да се разбере  историјата на Стара Македонија,,(Pa njohjen e gjuhës shqipe dhe alfabetin shqip, nuk mund të kuptohet historia e Maqedonisë të vjetër), sepse emri i parë i këtij shteti ishte Emadhia, që do të thotë e madhe, por në mungesë të shkronjës dh kjo zavendësohet me t, dhe, në hartat e vjetra, del Ematia, që ska asnjë kutim. Në vijim të atij artikulli, kam renditur edhe plot toponime etj. puro shqiptare, ose me rrënjë të gjuhës tonë, siç janë: Zeusi (,,Babai,, i perë ndive=zë-Zot), Afërdita (afron dita, njëra nga 12 perënditë ,,greke,, Akili, Parisi dhe Hektori-heronj  të Trojës, Homeri, Kik

lopi me një sy, Penelopa e Odiseut, Dardani, faraon, pastaj: Shkup, Velezi i vjetër-Bylazora (Bylezik), Vardar (i bardhë), Dragor (dragua) Drin (dryni) Pellagoni, Pollog, (pellg ose plak), Bitolla (i butë-Manastiri), Algjeria, Anadolli, Anglia, Apoloni, Argje ntinë, Asiria, Atlantidë, Atlantik, Athinë, Ballkan, Balltik, Bizant (buzë) Brindizi, Brioni, Britani, Bukuresht, Dalmaci, Dar danele, Epir, Greqi, Gjakovë, Himalaj, Histra,  Hungaria, Karpa

të,Kartagjenë, Kavalla, Korinti, Korzikë, Kreta, Kroacia, Lis boni, Lituania, Malta, Marsej, Matka e Shkupit, Mikena, Moskë, Muzat, Panonia, Paris, Portugali, Qafasan, Qipri, Raguza (Dub

rovniku), Romë, Serbi (sherbetor), Sicili, Trojë, Venedik, Via Egnacia, Vllahia, dhe plot toponime të tjera botrore të cilat, mund të deshifrohen vetëm përmes gjuhës shqipe. Këto shënime pra , veç tjerash, i kam theksuar në artikullin e lartpërmendur të Fokusit, kuptohet në gjuhën maqedonisht dhe nuk pati asnjë reagim,  për shkak se për çdo fjalë ose emër citoja autorët të cilët nuk janë sido-kudo për të mos u besuar por shkencëtarë me renome, poliglotë të shquar,  njohës  të disa gjuhëve të gjalla dhe të zhdukura etj. Emrat e disa prej tyre  gjinden  në tekstin në vijim.

 

Kush çka thënë për  gjuhën shqipe

(Sipas rendit alfabetik dhe pa ndërhyrë

në objektivitetin e tyre)

 

  1. Shllajher, gjuhën shqipe e lidh me gjuhën pellazge (Begzat Baliu, Gustav Majeri dhe Albanologia, Tiranë, 2001, f. 56).

Anton Pançev: Gjuha shqipe është egzotike (Koha, 1. 9. 2009).

Arben Llalla: Kohëve të fundit janë zbuluar disa dorëshkrime në gjuhën shqipe, të cilat datojnë prej disa mijë vjet para Krishtit (Flaka, 7. 2. 2004).

Aristidh P. Kola: Shqipja është nënë e gjuhës së Home rit. (A. K, Arvanitët, Tiranë, 2008)

August Friedrich Pott. Gjuhën shqipe e identifikon me atë pellazgo-ilire (Jakov Milaj, Raca shqiptare…56)

August Scheicher: “Gjuha shqipe hyn në grupin e gjuhëve pella

zge”.

Dimitar Canko, shkencëtar bullgar: “Gjuha shqipe është vajzë e gjuhës pellazge dhe ilire”( Flaka, 11. 3. 2004).

Dimitar Kamarda: Shqipja  është gjuhë e perëndive.

Eduard Shnejder, studiues francez: Gjuha shqipe është “tinge

llim më i pastër e më besnik i gjuhës pellazge”.(“Fakti”, 2 qer

shor, 2005-Petrit Mënaj).

Evlija Çelebi, funksioner i lartë i sulltanit I shek.17: Në Shkup gjuha qendrore është shqipja (Fakti, 3.9. 2003). Banorët e Ohrit flasin më parë shqip, pastaj sllavisht, greqisht e turqisht. (Fakti,

1.2.2002)

  1. H. Rosny. Në një shkrim elektronik nga interneti, ky shke ncëtar ka konstatuar se gjuha e hititëve (popull pellazgjik-R.N.) është e ngjajshme me shqipen e sotme. (enciklopedia Britanica)

Gottfried Vilhelm Lajbniz. Shkencëtar gjerman i shek. 17:,, Gjuha shqipe është gjuha kryesore e civilizimit europian (Valon Kurti, në gazetën 24 orë,3. 12.2009).

Harold Ëhitehal: “Hieroglifët egjiptiane, të krijuar para 4000 vjeteve p.e.s. kanë domethënie shqipe.

Ilija Strazhevski:Gjuha shqipe është më e vjetër në Ballkan (Fjalori shqip-maqedonisht)

Johan Fon Han dhe Johan Gotfrid Herrder:Shqipja rrjedh nga ilirishtja kurse kjo nga pellazgjishtja (Flaka, 7. 2. 2004 dhe Fakti, 22. 1. 2005)

Katapano (Gjusepe Catapango): Shqipja është folur rreth 12. 000 vjet më parë…dhe se sipas tij perëndia egjiptiane Thoti (shq ip-thotë) alfabetin e vjetër egjiptian e  përpiloi  mbi bazën e gju hës shqipe…,,(Elena Kocaqi, Roli Pellazgo- Ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane)

Kretshmeri: “Gjuha shqipe paraqet fazën më të re të ilirishtes së vjetër” (Koha ditore, 20 qershor, 2001-Mojkom Zeqo).

Lejbniht, shkencëtar i njohur, 1709: Gjuha shqipe ishte gjuhë themelore e kontinentit, (“Fakti”, 22. 01. 20 05, si dhe “Fakti”, 17 tetor, 2006, autor: mr. Sali Zhaku).

Man, studiues i njohur: “Gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”, pra më e vjetër në botë. Mathieu Aref , në librin Shqipëria.. f. 73, shkruan se Jafeti ishte djalë i Nuit.

Marin Soresku,shkencëtar rumun:,,Shqipja është dëshmi e gja

llë e qytetërimit të lashtë evropian,,.

Mathieu Aref: ,,Shqipja e sotme ka ruajtur fjalët bashkëkohore të Iljadës (pra të Homerit-R.N.)- M. Aref, Mikenët-Pellazgët, Tiranë, 2008, f. 206.

Mihail Eminesku:“Shqipja është gjuha më fleksibile në botë”.

Miran Alen, shkrimtar turk me origjinë sllave, i shek.17: ,,Ba

norët e Shkupit flasin shqip dhe janë katolikë e muslimanë me fe.,,

Oto Blau, ka shkruar: Tekstet e vjetra të zbuluara në Kretë dhe në Lemos të Greqisë, më 1897-99, mund të deshifrohen vetëm përmes gjuhës shqipe.

Reinhold,studijues gjerman:Gjuha shqipe ka  qenë edhe gjuhë e flotës greke.

Shnaider: ,,Gjuha pellazge e ruajtur në një mënyrë pothuajse të paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme..Shqipja burron nga gjuha pellazge (Matheu Aref, 74)

Shunda (Dr.Shunda). Vllah nga Maqedonia, ka shkruar: Pa njohjen e gjuhës shqipe, nuk mund të studiohet zanafillja e gjuhës rumune…

Shunda: shqipja vibron edhe tingëllon në fushën e kombeve të civilizuara të perëndimit, po aq melodike si në kohën e përp jekjeve të para për shpëtimin e qytetërimit në Evropë, qytetë rimit pellazgjik, trako-ilir që nga kohët orfeike”.

Xhorxh F. Uiliams:“Gjuha shqipe është gjuha amtare e Lekës së Madh…”.

                                

                                   Në vend të përfundimit

 

Baba  Meleqi: Këtë gjuhë  të  bekuar, kush ia dha Shqipërisë, kjo është lule e uruar, e krijuar prej Perëndisë. Gjuhës shqipe unë s’i ndahem, sikur edhe me gurë të më trazojnë, do luftoj   gjesa në varr të më mbulojnë. Sepse, vdekja për  gjuhën dhe Mëmëdhenë, trimit s ja tremb dot synë, stërgjyshërit  tanë atje ku qenë, është tërë vendi ynë,,.

 

 

Loading...