Përmes 10 fotografive po iu prezantojmë të dashurën e re të “Çenarit” (Foto)

Almeda Abazi

Almeda Abazi tashmë më mund të themi edhe zyrtarisht se është në lidhje me aktorin turk, Tolgahan Sayısman, i njohur më mirë si Çenari.

Ata së fundi janë fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante në një restorant, e cila ka bërë që mediat rozë turke të raportojnë për çiftin e ri, transmeton Telegrafi.

Por, kush është modelja shqiptare që i ka rrëmbyer zemrën aktorit turk, Sayisman, i cili aktualisht është aktori më i kërkuar në skenën e kinematografisë së filmit në Turqi.

Almeda Abazi ka lindur në vitin 1992 në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Si 16-vjeçare fitoi konkursin e bukurisë së Tiranës. Një vit më pas, ngadhënjeu edhe në “Miss Globe 2088”. Nuk u ndal me kaq. Fitoi edhe konkursin e “Miss Universe 2008”.

Abazi ka përfunduar studimet për aktrim në Stamboll, përkatësisht në Universitetin e Shkencave dhe Arteve.

Modelja dhe aktorja shqiptare deri më tani ka marrë pjesë në shumë seriale dhe show televizive. Vlen të përmendet me rolin e Valerias në serialin “Sulltani i Madhërishëm” dhe në shown televiziv të VIP-ve, “Turkiye Survivor”.

Aktualisht është e angazhuar në televizion TV8, si zbuluese dhe prezantuese e vendeve turistike të botës. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: “Çenari” kapet duke u puthur me modelen shqiptare (Video)

Almeda1 almeda2 almeda3 almeda4 almeda5 almeda6 almeda7 almeda8 almeda9 almeda10 almeda11

Loading...