Me qëllim të përmirësimit të qasjes drejt shërbimeve shëndetësore për qytetarët në Komunën e Negotinës, mjekët amë do të përfshihen në kujdestari në shtëpinë e shëndetit në shërbimin e Ndihmës së shpejtë mjekësore.

Në takimin e djeshëm në Ministrinë e shëndetësisë, Fondit për sigurim shëndetësor, Shtëpisë së shëndetit Negotinë dhe mjekëve amë u soll vendimi që të sigurohet 24 orë mbrojtje shëndetësore për qytetarët e komunës.

Për shkak të mungesës së mjekëve në Ndihmën e shpejtë mjekësore, dhe në pajtim me obligimet e kontraktuara midis Shtëpisë së shëndetit në Negotinë dhe mjekëve amë, të njëjtit obligohen që të sigurojnë mbrojtje shëndetësore 24 orëshe për popullatën.

Sigurimi i mbrojtjes shëndetësore për popullatën është një prioritet i lartë i Ministrisë së shëndetësisë. Obligimi kontraktues i mjekëve amë që kanë nënshkruar marrëveshje me Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë është që të marrin pjesë në sistemin e kujdestarisë.

Loading...