Përparim Avdili: Rinia shqiptare në Maqedoni duhet të vetaktivizohet (VIDEO)

“Po krijohet një mentalitet në Maqedoni që nuk po i nxitë të rinjtë të aktivizohen. Problematika më e madhe është edhe diskriminimi në bazë të etniciteteve, por edhe në aspektin ekonomik”, ka thënë Përparim Avdili, politikan zviceran me prejardhje shqiptare, në emisionin “Agora” të Lajm TV-së.

“Një shtet i fuqishëm në radhë të parë duhet të bazohet mbi ekonominë. Nëse një person e ka një vend pune, atëherë, nëse ai person nuk është i varur nga politika e ka shumë më të lehtë të vetaktivizohet, sepse kjo është formula më e mirë, që qytetari të mundohet ta bëjë jetën më të mirë. Rekomandimi im është të vetaktivizohet rinia, të mos pret që shteti të bëjë atë. Mirëpo, qytetari duhet të nis vet hapin e parë, për vetën e tij”, ka theksuar mes tjerash Avdili.

Loading...