Përparim Avdili edhe pse intensivisht i angazhuar politikisht në Zvicër ndjekë edhe zhvillimet politike nga vendi prej ku rrjedhin familjarët e tij.

“Parimisht një shtet nuk duhet të ndërtohet në bazë të etnive, po në bazë të qytetarëve. Por në rastet e Maqedonisë, ku shteti ndërtohet në bazë të etnive, një etni që është mbi 30% nuk mund të përcaktohet si minoritet. Nëse duam një shtet për vlerat e qytetarëve edhe një shtet si Maqedonia ku qytetari vlerësohet në bazë të etnisë që ka, atëherë është e domosdoshme që shqiptarët të jenë të barabartë me etnitë tjera në raport me institucionet”, pohoi Avdili në emisionin “Agora” të Lajm TV-së.

Nga këndvështrimi i tij, shqiptarët duhet ta shohin Maqedoninë si shtet të tyre. Avdili veçon se kjo duhet të jetë prioritet edhe i politikës shqiptare këtu në Maqedoni.

“Nuk është patriotizëm koti nëse kërkohet diçka e tillë, sepse është një kërkesë shumë normale”, është decid Avdili.

Loading...