Një avion i kompanisë amerikane “Delta Air Lines” u përplas me një avion të “Air France”, pa shkaktuar të plagosur, në aeroportin “Roissy-Charles de Gaulle”, pranë Parisit, njoftoi kompania franceze.

“Një përplasje ndodhi mes njërit prej avionëve tonë, një A330-200 dhe një avioni të kompanisë ‘Delta Air Lines’, gjatë fazës së lëvizjes në pistë”, shpjegoi sot një zëdhënës i ”Air France” duke konfirmuar një informacion të gazetës franceze “Le Parisien”.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë të dëmtuar dhe pasagjerët u morën përsipër nga kompania “Air France” për të shkuar drejt destinacioneve të tyre..

Loading...