Gazetari Emad Mehmeti ka thumbuar komunën e Tetovës e cila ka ndarë një grant për komunitetin LGBT.
“E paskan zyrtarizuar “dashurinë” Komuna e Tetovës dhe LGBT – Junajted.
E pra “dashuria nuk njeh kufij”. P. S: Derisa po diskutohet çështja e “korrigjimit” të kufijve, duhet ta kuptojmë se megjithatë ka disa kufijtë që “hapen” më lehtë”, ka shkruar Mehmeti.
Nga ky reagim është “prekur” përfaqësuesi i LGBT-së nga Tetova, Bekim Asani.
“Sa për informate shume persona LGBT janë taksa pagues kontribuojnë si çdo qytetar dhe është shume normale qe Komuna nga ato taksa te përkrahë projekte qe janë te rëndësishme për personat LGBT. Sa për informate çdo person qe shkakton apo nxit urrejtje ndaj një grupi te margjinalizuar dënohet me 1 deri ne 9 vite burg”, është përgjigjur Asani.

Përgjigja e Asa it nuk ka trembu gazetarin Mehmeti,i cili e ka porositur se kërcënimet e tij janë dërguar në adresë të gabuar. “Njerëzit e kompleksuar nuk mundet te arrijnë diçka. Sipas kësaj logjike ti si bartës i këtyre te drejtave, si i arsyeton nëse nesër del një shoqate grash apo burrash, dhe thonë ne duam te martohemi me nga pese persona dhe kërkojmë te drejtat tona?. Vazhdo ankohu se ndoshta fiton ndonjë projekt plus duke u viktimizuar…”, ka theksuar Mehmeti.

Loading...