Përplasje mes policisë dhe protestueseve për taksën e rrugës së Kombit

Në orën 11:30 qindra qytetarët priten të jenë të pranishëm në hyrje të tunelit të Kalimashit, ku do të mbahet protesta kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.

Protestës do t’i bashkohen edhe qytetarë nga Kosova, të cilët janë nisur që në orët e para të mëngjesit për të qenë të pranishëm në hyrje të tunelit.

Ndërsa mësohet se ka pasur tensione mes policisë dhe protestuesve, pasi ata kanë tentuar që bllokojnë rrugën.

Të revoltuar protestuesit kanë nisur që të gjuajnë me gurë ndaj policisë.

Të shumtë janë qytetarët të cilët e kanë kundërshtuar këtë taksë, pasi sipas tyre është shumë e lartë.

Çdo kush që do të kalojë në rrugën e Kombit do të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro.

Loading...