ShowBiz

Përse gratë ndahen nga meshkujt që i dashurojnë?

femrat_1484216392-5976532

Gratë largohen për shumë arsye, por ekziston një arsye e veçantë të cilën çdo mashkull duhet ta dijë: gratë largohen kur mashkulli i tyre nuk është prezent.

Ai vazhdimisht është duke punuar, duke luajtur video-lojëra, duke shikuar televizor, duke peshkuar… lista është e gjatë. Por, këta nuk janë meshkuj të këqij! Përkundrazi, ata janë meshkuj dhe baballarë të mirë. E mbështesin familjen, janë të mirë, por i konsiderojnë të garantuara gratë e tyre. Ata nuk janë prezent, transmeton Telegrafi.

Meshkuj, duhet të keni parasysh se gratë tuaja nuk janë pronë e juaja. Ato nuk ua kanë borxh shpirtin! Ato kanë nevojë për prezencën tuaj, të qëndroni pranë tyre, t’i mbështetni në çdo gjë, t’ju ndihmoni me punët e shtëpisë.

Ato dëshirojnë të diskutojnë për gjërat që i preokupojnë ato dhe ju duhet t’i dëgjoni!

Nëse veç nuk dëshironi që gruaja juaj të kërkojë divorc, atëherë kushtoni vëmendje të plotë asaj! /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top