Përse në mëngjes assesi nuk bën të rregulloni krevatin

Krevati i parregulluar është shumë më i shëndetshëm se ai i cili është i rregulluar sikur në depot e popullarizuara, sepse ka më pak tenja.
Hulumtimet e reja kanë treguar që njerëzit, vendi i të cilëve është i parregulluar, janë më të aftë që shpejt t’i zgjidhin problemet dhe janë më kreativë.

Hulumtimi i Universitetit Kingston ka treguar që parregullsia është më e mirë se rregullsia.

Kur është fjala për krevatin, çështja kyç janë tenjat, transmeton Telegrafi.

Këto mikro krijesa të cilat duken të tmerrshme, kanë shanse të mëdha të mbijetojnë në krevatin e rregulluar mirë me çarçafë të pastër.

Rregullimi i krevatit në mëngjes para se të shkoni në shkollë apo në punë, i mbyll tenjat në krevat dhe u jep hapësirë për një lojë të vërtetë.

Brenda çarçafëve të palosur me kujdes dhe jastëkëve, kushtet për shumëzim dhe zhvillim të këtyre krijesave janë më se të shkëlqyeshme.

Njëherë kur të shumëzohen ato ushqehen me qelizat e vdekura të njeriut dhe pas vete lënë jashtëqitjet të cilat mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me astmën.

E gjitha që u nevojitet është ambienti paksa më i lagësht sa u përket ajrit dhe errësirës edhe ato janë të gatshme të shumëzohen. Mirëpo, nëse e lini krevatin tuaj të parregulluar, tenjat u ekspozohen ajrit dhe dritës së diellit të cilat ndikojnë në to dhe i vrasin.

– E dimë që tenjat mund të mbijetojnë vetëm nga uji të cilin e absorbojnë nga ajri me ndihmën e gjëndrave të vogla të cilat i kanë në sipërfaqe të trupit.

Çarçafët e parregulluar mundësojnë që ato të thahen, andaj tenjat do të dehidratohen dhe me kalimin e kohës do të vdesin, thotë doktori Stephen Pretlove.

Loading...