Suared Alishan është njëri ndër personat e shumtë me pengesa në shikim. Thotë se për çdo ditë përballet me shumë probleme, pritja në semaforë, stacionet e autobusëve por edhe probleme me infrastrukturën rrugore. Një ndër problemet kryesore mbetet mungesa e kuadrit për arsimimin e personave të verbër.

Fillimisht ne nuk kemi kuadër, na mungon kuadri i duhur që mund ti edukoj fëmijët. Stacionet e autobusëve nuk janë të rregulluar ashtu që të përdoren nga personat me aftësi të kufizuar. Me të vërtetë kjo duhet të rregullohet, të gjenden mënyra se si të rregullohet kjo” – tha Suared Alishan- person me aftësi të kufizuara.

Ministrja e punës dhe politikës sociale Carovska tha se për 50 për qind është rritur shtesa për prindërit të cilët kujdesen për fëmijët e tyre.

Mendoj se duhet të shohim se çfarë duhet të ndërmarrim me prioritet në vitin 2019. Me këtë mundësohet parandalimi para procesit të deinstitucionalizimit, që mos të vijmë deri tek momenti kur prindërit të heqin dorë prej fëmijëve të tyre” – theksoi Milla Carovska- ministre e punës dhe politikës sociale

Nga zyra e Avokatit të popullit kritikuan Institucionet kompetente të cilat sipas tyre nuk punojnë mjaftueshëm për përmirësimin e gjendjes me personat me pengesa.

…praktika në hulumtimet tona tregon se shumë pak punohet në pjesën e përmirësimit të gjendjes së personave me aftësi të kufizuara.” – u shpreh Vaska Bajramovska Mustafa- zv- avokatja e popullit

Në kuadër të ditës ndërkombëtare e personave me aftësi të veçanta janë zhvilluar shumë aktivitete të ndryshme kushtuar kësaj dite. Në një takim mes Qeverisë dhe OJQ-ve u tha se në Maqedoni rreth 10 për qind e banorëve janë me aftësi të veçanta.

Loading...