Personat me aftësi të kufizuara, 54% me arsim fillor, nevojitet strategji

Në Maqedoni, personat me nevoja të veçanta nuk kanë përkrahje të nevojshme si  fuqi punëtore, që të mund të kontribuojnë në shoqëri, njofton “TVM2”.

Kompetentët alarmojnë se kjo kategori qytetarësh ka një shkallë arsimimi të ulët dhe inkuadrimi i tyre në tregun e punës përballet jo vetëm me mosdëshirën e firmave për të punësuar persona me aftësi të veçanta, por edhe me mospasjen e arsimimit adekuat nga ana e këtyre personave.

“Të dhënat tregojnë se prej 1584 personave të regjistruar 54 për qind prej tyre kanë mbaruar shkollë fillore, ndërsa 20 për qind shkollë të mesme”,- theksoi menaxherja e projektit, Marija Dimitrovska.

Përmes kontakteve tona të drejtpërdrejta me personat me aftësi të kufizuara vërtetuam se nevoja më madhe e tyre është arsimimi. Pra, ata duan të ndjekin arsimin në më shumë nivele, përshtatjen e vendit të punës, e më pas mundësimi që të kryejnë detyrat e përditshme në punë”,– u shpreh Meri Trpeska nga Shoqata e Studentëve dhe të Rinjve me Handikep.

Ka tashmë një Ligj për punësimin e personave me nevoja të posaçme, përmes të cilit janë punësuar 300 persona. Por, kjo kategori qytetarësh duhet të aktivizohet më shumë dhe duhet ndihmuar të inkuadrohet në shoqëri, gjë që përfshin jo vetëm planet për punësim, por edhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme për nevojat e tyre ditore. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)

Loading...