Personat me handikap kërkojnë kushte më të mira për jetë. Mes tjerash ata kërkuan shërim falas, ndryshimin e rregullores për mjetet ortopedike si dhe të sigurohet trajtim përkatës për fëmijët e lindur me pengesa të caktuara, raporton AlsatM.

Pjesa e shëndetësisë dhe sigurimit shëndetësor për lirim nga participimi në mbrojtjen primare dhe sekondare shëndetësore, shoqërimin e anëtarit të fëmijëve të vegjël në kushte të spitalit, shërim në banjë, të zgjerohet lista pozitive që ka efekt pozitiv ndaj diagnozave të ndryshme dhe mungesave, mjeteve ortopedike e kështu me radhë – tha Branimir Jovanovski, Organizata për të drejta të barabarta të personave me invaliditet.

Në shtetin tonë mungon ajo hallkë e parandalimit dhe formimit të shërbimeve të servisit në vendbanimet, që nënkupton lehtësimin e përditshëmirsë dhe realizimin e të drejtave të personave me invaliditet dhe familjeve të tyre të cilat ballafaqohen me probleme, duke u endur nga dera në derë gjatë kërkimit të të drejtave të tyre, u shpreh Vasilka Dimovska, mjeke.

Por, nga Ministria e punës dhe politikës sociale u përgjigjën duke thënë se, për shkak të gjendjes aktuale politike, për momentin nuk mund t’u përgjigjen kërkesave.

Duke pasur parasysh situatën politike ne do ta shqyrtojmë nismën, por megjithatë qeveria është ajo që merr vendim nëse do ta mbështet, unë si ministër kam mendim pozitiv – deklaroi Ibrahim Ibrahimi, ministër i punës dhe politikës sociale.

Sipas të dhënave të organizatës botërore të shëndetësisë, rreth 10% e popullatës në Maqedoni janë persona me ndonjë invaliditet. Në ngjarjen e sotme ishte i ftuar edhe ministri i shëndetësisë Nikola Todorov, por ai nuk u paraqit.

Loading...