Rreth 10 për qind nga qytetarët në Maqedoni ballafaqohen me ndonjë lloj të pengesës. Ata kërkojnë shmangie të të gjitha llojeve të barrierave, mes të cilave edhe mosqasja fizike deri te institucionet, kërkojnë inkluzivitet më të madh në arsim, qasje deri te shërbimet shëndetësore në arsim, qasje deri te shërbimet shëndetësore, zhvillim dhe qasje më të madhe të serviseve të reja për përkrahje, ngritjen e kapacitetit të të gjitha institucioneve, si dhe ngritjen e vetëdijes publike dhe shmangien e diskriminimit dhe stigmatizimit.

Në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me hendikap – 3 Dhjetori, ata potencuan se bëhen përpjekje për avancimin e situatave dhe se punët po lëvizin, por nevojitet edhe përkushtim i mëtejshëm edhe i Qeverisë dhe institucioneve, por edhe i tërë shoqërisë.

Përfaqësuesit e Qeverisë, megjithatë, theksuan se realizimi i kushteve dhe mundësive të barabarta për këta persona është prioritet i tyre dhe në këtë drejtim përkujtuan në atë se çka kanë bërë deri tani.

“Senzibilitetin dhe energjinë pozitive që e përhapin personat me pengesa askënd nuk e lënë indiferent. Prej tyre reflektohet një pozitivitet i posaçëm dhe kjo vështirë mund të përshkruhet me fjalë. Çdo ditë për ta është i posaçëm në mënyrën e vet, por secili meriton mundësi të barabartë për realizimin e të drejtave të veta. Parimi themelor i kasëj Qeverie është njohja e dinjitetit dhe të drejta të pakontestueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, si bazë të lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë. Për këtë shkak angazhohemi dhe punojmë në krijimin e shoqërisë së barabartë për të gjithë”, tha kryeministri Zaev.

Ai theksoi se në këtë drejtim u formua trup koordinativ në Qeveri, i cili ka miratuar Plan aksional për zbatimin e shpejtuar të drejtimeve nga Konventa për të drejtat e personave me pengesa. Është lehtësuar, tha ai, qasja deri te e drejta për kompensim në para sipas disa bazave, ndërsa janë rritur edhe mjetetet të cilat një familje me fëmijë me pengesa mund t’i marrë.

E përmendi edhe procesin e deinstitucionalizimit dhe miratimit të strategjisë kombëtare “Timjanik”, hapjen e qendrave për personat me pengesë, si dhe mundësimin e asistencës personale dhe asistentëve arsimorë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha se edhe krahas punëve të cilat i ka përmendur kryeministri, duhet të përmendet edhe fakti se me kërkesë të prindërve të fëmijëve me pengesa është rritur shtesa për lirimin për kohë të shkurtuar pune për çdo prindër dhe kjo të jetë 50 për qind nga rroga mesatare.

“Me këtë mundësojmë të bëhet parandalim para procesit të deinstitucionalizimit, të mos vijë deri te momenti që prondërit të heqin dorë nga fëmija”, tha Carovska.

Ajo ceku edhe se çdo prind, i cili është kujdesur për fëmijën e vet deri në moshën e tij 26-vjeçare dhe nuk e ka dhënë në ndonjë institucion, do të mund ta realizojë të drejtën për pension dhe nëse nuk i plotëson kushtet për këtë, atëherë kur ta plotësojë kufirin e vjetërsisë, 62 vjet për gra dhe 64 për burra.

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup Samuel Zhbogar tha se duhet të punohet në eliminimin e barrierave të cilat i pengojnë këta persona në transport, arsim, por edhe në sfera tjera.

Këta persona kanë të drejtë të kenë qasje deri te arsimi, kultura, të drejtat sociale, punësimin në bazë të njëjtë si dhe personat pa pengesa”, tha Zhbogar.

Loading...