Perteshi thotë se rrymat ekstreme kanë ardhur nga Maqedonia

Skënder Perteshi hulumtues nga Grupi për Studime të Sigurisë i ftuar në Zonën B, ka thënë se Policia ka arrestuar rreth 100 persona të ndikuar nga rrymat ekstreme në Kosovë.

“Mbi 100 arrestime janë bërë nga Policia e Kosovë ndërsa 30 janë në burg e të tjerët janë në arrest shtëpiak ose janë nën përcjellje të Policisë”.

Perteshi ka thënë se duhet bërë vlerësimi i rrezikut që paraqesin këta perosna.

“Duhet bërë vlerësimi i rrezikut dhe në bazë të nivelit të rrezikut që paraqesin duhet të merren edhe masat hetuese, nëse rrezik është i madh duhet të jenë në burg ndërsa ka persona edhe me rrezikshmëri më të ulët”.

“Rrymat ekstreme në Kosovë ka ardhë nga Shkupi dhe qytetet tjera të Maqedonisë, qytetet e para që kanë pësuar kanë qenë Kaçaniku dhe Hani i Elezit”

“Pastaj Gjilani, Ferizaj që janë shumë më të ndikuar se Rrafshi i Dukagjinit”

Loading...