Tradhtia e tyre nuk do të falet kurrë. Roli i tyre për t’i zbatuar politikat fashiste të regjimit aktual, për t’i mashtruar shqiptarët me manipulim idiotesk duke u shitur si nacionalistë shqiptarë, hala duhet shqyrtuar. Pazari politik real, nacionalizmin primitiv të tyre dhe të pakuptimtë, e paraqet në dritë tjetër

SHAQIR ISLAMI
Komunikimi politik dhe sjellja politike flasin qartë për sistemin politik të një shteti. Sjellja dhe komunikimi tregojnë se kush je dhe çfarë qëllimi ke. Një dekadë ky pushtet manipulon si me publikun e brendshëm ashtu edhe me atë të jashtëm. Nëse Shqiptarët mbruhen lehtë për t’u manipuluar, faktori politik perëndimorë, nuk besoj! Regjimi aktual, u gabua shumë, këta dy publikë i barazoi! Regjimi këtu gaboi. Vetëkënaqësia e tepruar e regjimit dhe lehtësia e padurueshme e manipulimit me shqiptarët, i bëri që të shqiten nga politika reale, duke e nënçmuar me të njëjtën masë edhe faktorin ndërkombëtarë.
Demagogjia e alimendullarëve gjatë qeverisjes ka shërbyer dhe shërben si maskë për t’i fshehur qëllimet e vërteta të kësaj qeverisjeje etno-nacionaliste. Bdi nuk ka qeverisur fare, por e ka lozur rolin e papagallit të qeverisë, duke përsëritur pa pushim togfjalëshin e përgjithshëm dhe banal: integrimet euroatlantike. Dhe s’ka lëvizur nga vendi plot 13 vite qeverisje. Edhe për partizanët më të flaktë të saj, qeverisja e tyre llogaritet si dështim dhe debakël i plotë. Më shumë se një dekadë qeverisje të bdi-pdsh-së, nuk i lëvizën dy plakat e shkollave në Shkup që t’i ndërrojnë me emra Shqiptarë, ndonëse numri i nxënësve në ato shkolla është mbi 90%! Çfarë k…i mund të bëjnë këta?

Më shumë se një dekadë qeverisje të bdi-pdsh-së, nuk i lëvizën dy plakat e shkollave në Shkup që t’i ndërrojnë me emra Shqiptarë, ndonëse numri i nxënësve në ato shkolla është mbi 90%! Çfarë k…i mund të bëjnë këta?

Më kot është të harxhohet edhe një shkronjë për këto dy banda politike, sikur të mos kishin shkaktuar dëme të pariparueshme shoqërisë shqiptare. S’do mend shumë që të analizohet dëm-bërja e kësaj bande-hajdutësh dhe tradhtarësh, që i shërbyen Gruevskit me besnikëri për nëpërkëmbjen dhe shkeljen e dinjitetit tonë. Tradhtia e tyre nuk do të falet kurrë. Roli i tyre për t’i zbatuar politikat fashiste të regjimit aktual, për t’i mashtruar shqiptarët me manipulim idiotesk duke u shitur si nacionalistë shqiptarë, hala duhet shqyrtuar. Pazari politik real, nacionalizmin primitiv të tyre dhe të pakuptimtë, e paraqet në dritë tjetër.
Realiteti politik është ashiqare ndryshe. Sjellja dhe komunikimi i “gazdës” së tyre i ngjanë sjelljes së Millosheviqit kur ishte në kulmin e politik-bërjes. Sidomos, komunikimi me perëndimorët i ngjan si veza vezës. Arroganca, mos-toleranca, mosrespektimi i partnerëve bile dhe përbuzja dhe tallja e tyre herë pas herë, flet qartë se, ky regjim as që i ka ndërmend ‘integrimet euroatlantike’. Përkundrazi, tërë kohës është punuar dhe punohet për përjetësimin dhe realizimin e pjesës së dytë të pyetjes së referendumit të mbajtur para 25 viteve (edhe datën nuk e mbaj mend) për pavarësimin e shtetit. Pyetja e plotë e referendumit, i harruar nga publiku i përgjithshëm, nëse ju kujtohet, ishte përafërsisht: “A jeni për një Maqedoni shtet të pavarur dhe me të drejtë që të bashkohet me një republikë tjetër ?”.
Elita politike maqedonase, tash 25 vite të politikë-bërjes luhatet dhe përpiqet që ta realizojë me ndihmën e shqiptarëve, këtë qëllim të errët që fryn nga veriu, verë e dimër, mbase në të katër stinët. Por, ky qëllim i errët nuk arrihet pa ndihmën e shqiptarëve “etno-nacionalistë” si alimendullarët. Nacionalizmi absurd shqiptarë me këta aktorë të rrejshëm duhet të jenë fajtorë që të arrihet ky plan dhe program politik. Por, shyqyr zotit (!) çdo orvatje ngeci në Kumanovë. Por, kjo nuk do të thotë se përpjekjet morën fund.
Sjelljet e regjimit aktual me Marrëveshjen e Përzhinos, ma çoi mallin për Marrëveshjen e Rambujes, kur ekipi i Millosheviqit tallej me ndërkombëtarët. Gjuha dhe stili i sjelljes së ekipit të atëhershëm duke kushtëzuar me lloj-lloj marrëzish të njëfarë Gjulistane, Bajramoviqi,… kishte si qëllim, vetëm për ta përbuzur dhe hangarisur faktorin politik ndërkombëtarë; gati se mënyra e njëjtë e komunikimit dhe sjelljes ndodh edhe me Përzhinon. Mos pranimi i afateve, loja me fjalë qesharake dhe komente tallëse, vonesat në takime me faktorë të rëndësishëm, akuza për konspiracione nga të huajt … kësaj Durmish-abia i thotë turçe … ‘Ajni tas, ajni hamam’.
Sot jemi dëshmitarë se luhet e njëjta komedi politike nga VMRO, ndonëse në kontekst tjetër; por, me aromë të Rambujesë!

Loading...