Përzhino si fushë betejë dhe hipokrizia politike!

Protagonistët në bisedime sillen si të lodhur , çdo herë pas përfundimit të raundit të takimit sikur dëshirojnë të thonë se ne ndjehemi të lodhur ,si ushtarë që përkohësishtë kemi lëshuar Përzhinon si fushë betejë. Ne jemi të shtërnguar që përsëri të rikthehemi në fushë betejë. Ajo që është më evidente ka të bëjë me ate se Nikolla Gruevskin përfundimisht e ka ngulfatur hipokrizia. Ai edhe fjalimet e shkruara nga fjalimshkruesi i tijë ,nuk ka më fuqi për ti lexuar. Ai edhe smudet më edhe ti lexojë, ai ka humbur ritmin dhe sensin e aktrimit në lexim. Ashiqare shifet, jo vetëm se lexon fjalime që ia ka shkruajtur dikush tjetër, por humbet në tonet, në shenjat e pikësimit, në ngritjen dhe uljen e zërit gjat leximit. Ashiqare mashtrimet i duken edhe pa i lexuar reshtat ai. Mashtrimi për mijëra vende pune është krejtësishtë i deplasuar, ka haruar se ku nga sa premtime për vende pune garantaoi. Ai si duket kështu i punësoi të gjithë evropianët. Rena të kulluara. Por çka duket, duartrokitjet janë kakafonike me ramje të turpëshme,kurse Nikolla Gruevski është i shurdhuar nga duartrokitjet një dekadëshe, tani nuk i dëgjon firshëllimat e qytetarëve të këtijë vendi, pa le të jenë ata edhe opozitarë. Miq të dashur. ajo çka theksoi Nikolla Gruevski se marja e rekomandimit nga KE për rrugëtimin për në BE nuk është diçka tragjike për qytetarët ,tregon skajshmërishtë hipokrizinë e tijë se ai kur nuk ka patur për synim integrimin e vendit për në BE. Tragjikja për qytetarët mund të çfaqet në shumë mënyra. Por edhe sikur të mos jetë tragjike për qytetarët ajo dë të jetë katastrofale për vetë Nikolla Gruevskin dhe dinastinë e tijë.

Loading...