Pesë ambasadorë e ‘dridhin’ Gruevskin

Sonte vonë në qeveri do takohen 5 ambasadorët në Maqedoni me Gruevskin. Takimi është caktuar për sonte natën vonë me kërkesë të trupit diplomatik.

Në takim do të marrin pjesë zëvendës ambasadori amerikan, ambasadori i BE-së, ambasadori i Italisë, i Holandës dhe i Gjermanisë.

Qëllimi i vizitës së tyre është që ta paralajmërojnë Gruevskin për pasojat që mund t’i ketë vendi si disa vende që kanë pasur të njetin fat, ku i njeti mund t’i ndodhë edhe Maqedonisë në qoftë se nuk e zbatohet marrëveshja që u nënshkrua nga 4 liderët e partive poltike me 2 qershor dhe 15 korrik, për të dal nga kriza politike.

Loading...