Pesë milionë euro nga fondet IPA për rikonstruim të 11 stacioneve të Korridorit 10

BE-ja përmes fondeve IPA ka investuar rreth pesë milionë euro për rikonstruim të 11 stacioneve hekurudhore në Korridorin 10, të cilin e konsideron si prioritare si pjesë e zgjerimit të rrjetit të Korridorëve transportues transevropianë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo thuhet në deklaratën e përbahskët të Delegacionit të BE-së dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

“Gjatë viteve të kaluara Delegacioni i BE-së ngushtë bashkëpunonte me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në avancimin e rrjetit hekurudhor në vend me qëllim që të përmirësohet lëvizja e personave dhe mallrave nëpër Korridorin kryesor 10. Për këtë qëllim BE-ja ërmes IPA fondeve investoi rreth pesë milionë euro në rikonstruim të 11 stacioneve hekurudhore të Korridorit 10, duke i përfshirë ata në Shkup, Veles dhe Damir Kapi. Bashkimi Evropian ëstë i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij projekti për të mirën e qytetarëve të vendit duke pasur parasysh se rrjeti hekurudhor është një prej qarkulluesve kryesor për zhvilimin e ardhshëm të vendit. Korridori 10, si pjesë e zgjerimit të rrjetit ë Korridorëve transportues transevropianë në Ballkanin Perëndimor, është një prej prioriteteve të Bashkimit Evropian”, qëndron në deklaratën e përbashkët të Delegacionit të BE-së dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve

Loading...