Opinione

Pesha e emrit nuk është hajgare!

ali

Ai peshon, në 100 vite, mbi 5 milion shqiptarë, që shikuar si konsumator prodhojnë miliarda euro shtetit vetëm prej TVSH, veç ekonomisë! Llogariteni ju në monedha! Ju duan mbi 15 zero. Kundërshtarët kësi llogari bëjnë!

Ali Ibrahimi

Kësaj radhe nuk po’ i drejtohem Zotit Nimic. Ai nuk është përfaqësues politik i askujt. Ai ndërmjetëson mes negociatorëve. Po’ u drejtohem direkt juve, të nderuar bashkëkombas shqipfolës, mbi moshën 18 vjeçare, të vaksinuar dhe tè shëndosh për të u shtuar, për të terhequr kujdesin sepse gjithë mbajmë përgjegjësi politike. Të jemi vigjilent dhe mos presim që dikush të i zgjidhë problemet e tona. Ti, a ja zgjidhë problemet tjerëve?

Parimi im dhe “Emri”
Të nderuar miq, kush më njeh e di.
Nuk është e natyrës sime të kritikoj sjelljet e dikujt. I urrej kritikat jo konstruktive. Ashtu siç nuk dëshiroj të jem i kritikuar ashtu edhe nuk kam dëshirë të kritikoj askënd për pesë pare.
Parimi im.

Por ama, po bëj dicka kunder natyrës sime, duke vlesuar se, çështja e Emrit të Shtetit që po’ pretendojmë të jetojmë me shekuj është shumëfishë më madhe se sa parimi im.

Sa peshojnë shqiptarët e FYROM-IT?
Matematikisht duket kështu pesha e rreth 800mijë* banorëve shqipfolës, plus edhe 4 gjenerata tjera në 80 vitet e ardhshme me një shtim natyror (nataliteti) tek Shqiptarët rreth 2%.
Në vitin 2100 kemi:

800.000 x 2.0%=16000 x 20+800000=
1. 120.000×5= 5 600.000
PESHA reale shtohet 800mij njerëz çdo gjeneratë.
Pra, kalojnë mbi 5 milion njerëz në vitin 2100.

Kalkuloni ju pra kur Marrim një vendim politik që ka peshë 100-200 vjeçare! A qenka hajgare? Për të tjerët jemi vetëm krah pune?

Banor shqipfolës pas 180 viteve me 2% shtim nataliteti rreth 3.680 000 (800000×2%=16000×180+800000=
=2 880000+800000=3. 680000)
Ki numër është i mirë për shtetin kur je kontribuues por jo si shfrytëzues! Emri Neutral e rregullon bilancin.

Vërejtje jo kritik.
Që kritika ime mos të jet arsye psikologjike për mosmarrjen në konsideratë të kësaj peshe, unë po o quaj VËREJTJE.

Të nderuar shqipfolës të e FYROM-it më lejoni disa vërejtje e sugjerime:

  1. Çështja e Emrit nuk çështje mes grekëve dhe sllavomaqedonasve. Pala shqiptare e Iliridës është PALË e tret dhe si e tillë duhet negocioj e BARABART.
    Jo pse po lakmojmë ne, ja argumenti: imagjinoni të mos ekzistonin shqiptarë në Maqedoni – si dhe çka do negocionin ata – imagjinoni?…Gjithë emrat do jenë të pranueshme për sllavomaqedonasit.. A e kuptuat tash?
    Shqiptaret të negociojnë njëherë me Maqedonët, e pastaj bashkë me grekët!
  2. Propozimin i Emrit mos e kërkoni nga historianët, sepse po’ i shoh ne mediat tona, ata e njohin historinë. Por neve, nuk po na kërkohet emërtimit i Shtetit për një kohë Historike për të cilën ata janë kompetent, por për një kohë të ARDHSHME. Historianët duhet të tregojnë çka ka ndodhur. Ata duhet ti shohim si “kompjuter”, që duhet të tregojnë se çka ka në magazin, por nuk e din çka do fusim ne në ardhmëri.

Kompetent për ardhmërinë janë ata që kanë projektuar çdo dit në punën e tyre dhe kanë realizuar atë që kanë projektuar. Nuk mund të jen oportunistët propozues! Zot na ruaj!
Mund të jen Akademik, Jurist, Gazetar, politikaj, nga sfera shoqërore, udhëheqës të ndërmarrjeve, Tregtar, Shahist apo diplomat.
Që kanë aftësitë bazë; logjikën, vizionin, sensin e të parit gjërave nga pikëpamja e të tjerëve ashtu si edhe sensin e të hetuarit tjetrin kur nuk i shohin çështjet nga pikëpamja e jonë. Ta din dhe ta njohin kundërshtarin ne negociata. Psikolog, ekspert të komunikimit dhe strateg.
Kjo është punë EKIPE!

  1. Negociatat që bëhen fshehtas, flasin vet!
    Për këtë pik kam përvojë personale.
    Popull, Ekipi para se të vendos, duhet të ju bindë me referendum!

Alternativa
Ma mirë le të mbese kështu si është, së paku të tashmen e kemi zbuluar se sa padrejtësi kanë bërë për 100 vjet në kurriz të shqiptarëve, se të na bindin që ndryshuan diçka e pas 100 viteve prapë e nga fillimi!

Propozimi për emrin unë e kam shprehur në postimin e më mëhershëm. Emri Neutral pa përmbajtur fjalën Maqedoni. Lexoni postimin e 14 janarit.
Mos u ankohuni. Rrini vigjilent për veti e për fëmijët tuaj!

Alius Shkupri/Skopje

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top