Pësoi sulm në zemër gjatë vozitjes dhe humbi kontrollin mbi veturën

Në aeroportin Heathrow të Londrës, një shofer taksie nuk ka mundur të kontrolloi veturën, pasi ka pësuar sulm në zemër.

Burri në të 60-at, që mbetet i paemëruar, ka qenë vetëm në veturë, kur është përplasur në një vitrinë të terminalit 5.

Megjithëse, ai nuk ka marrë ndonjë lëndim nga përplasja që ka bërë, gjendja tij është kritike, si pasojë e sulmit në zemër.

Zyrtarë të aeroportit kanë thënë se përpos dëmeve materiale, nuk ka ndonjë të lënduar nga ky rast.

Loading...