Petkovski: Duhet të zhvillohet një fushatë e thjeshtë dhe reale

Qytetarëve duhet realisht të u shpjegohet për përfitimet nga antarësimi në BE dhe NATO, si dhe të informohen për gjitha aspektet e Marrëveshjes me Greqinë që të dalin të votojnë në referendum, thonë analistët.

Fushata për referendumin në fakt është fushatë për cenzus. Gjatë dy muajve të kaluar në opinion u publikuan katër anketa të cilat tregojnë se dalja do të jetë mes 47 dhe 71 për qind. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të arrihet cenzusi prej 50 për qind, sepse anketat janë bërë vetëm me votuesit që jetojnë në Maqedoni. Në listën zgjedhore ka 1.8 milion votues, por është e paqartë se sa nga ata kanë migruar dhe sa janë me punë të përkohshme në diasporë.

Lupço Petkovski nga Qendra për strategji europiane “Eurotink”, thotë se fushata nuk duhet të jetë propaganduese, e cila do t’i bind njerëzit se “do të rrjedhë mjaltë dhe qumësht” menjëherë pas hyrjes në NATO dhe BE, por duhet realisht tu shpjegohen përfitimet nga antarësimi. Është e duhur një fushatë reale, thotë ai.

“Nuk mundet vetëm një fushatë, apo fushatë drejtuar vetëm një grupi që të nxitë njerëzit të dalin për tu arritur cenzusi. Për këtë mendoj se duhet të ketë porosi të hartuara, fushata të hartuara për grupe të ndryshme që e pasqyrojnë realitetin shoqëror, ndarjet, interesat, brengat e shtetit. Besoj dhe jam i bindur se duhet të ketë fushatë pozitive që do të jetë e fokusuar te përfitimet e antarësimit në BE dhe NATO”, thotë Petkovski.

Loading...