Petrit Saraçini: Institucionet duhet të vihen në shërbim të qytetarëve (VIDEO)

Petrit Saraçini, këshilltarë në kabinetin e ministrit të Kulturës dhe aktivist shumëvjeçar në sektorin civil, kujton në emisionin “Agora” në Lajm TV se politikbërja e deritanishme në Maqedoni ka qenë për të ndërtuar institucionet në shërbim të politikave partiake apo të pushtetmbajtësve.
Tani, si pjesë e institucionit qeveritar, Saraçini zotohet se do t’i realizojë idealet që ka për ta parë kulturën në Maqedoni në nivel sa më të lartë.
“Unë dua që përvojën që kam të ndikojë që të përmirësohen gjërat. Do të shohim se sa do të kem sukses”, ishte decid Saraçini.

Loading...