Phatoni në një aventurë që i kushtoi shtrenjtë, ja kush e mori në qafë (VIDEO)

Komediani Faton Islami, i njohur me emrin artistik Phatooni i cili po bën bujë në rrjetet sociale dhe me emisionin e tij satirik i ka hyrë një aventure të rrezikshme që i kushtoi shtrenjtë. Fillimisht goditet me një tavë, pastaj kapen në tentin për vjedhje dhe në fund aksidentohet nga një veturë. Të gjitha këto pasi nuk pati aspak fat në misionin e tij më të ri të një vjedhësi ku mësimet mer nga një mjeshtër i hajnisë i cili është vetëm 7 vjeçar. Por këtu s’ka vend për shqetësim pasi e gjithë kjo ndodh në skeçin më të ri humoristik në të cilin rolin e mjeshtrit e luan 7 vjeçari Butrint Zeqiri, një debitues i ri por me talent që premton. Në këtë skeç paraqiten hajnat e pafat ku do të gjejnë veten të gjithë ata të cilët shumë punë ju shkojnë mbrapsht.

Loading...