Pjesë të Shkupit nesër do të jenë pa rrymë

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit njofton se për shkak të intervenimeve në rrjetin e furnizimit me rrymë elektrike dhe përgatitje për sezonën e dimrit do të ketë ndalesë të rrymës në disa vendbanime, kryesisht në Shkup.

Pa energji nesër nga ora 8:30 deri në orën 10:00 do të mbeten konsumatorët nga rrugët “Debarca” dhe “Kosta Shahov”.

Siç njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 12:00 do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga “Stobi” dhe nga ora 9:00 deri në orën 13:00 shfrytëzuesit nga rrugët “Rimska”, “Naum Evro”, “Pançe Peshev”, “Ankarska” dhe “Atinska”, si dhe një pjesë e rrugës “Bahar Mois”.

Loading...