Në fshatin Petrovë të Shtimes, dje si pasojë e një përleshje kanë mbetur të plagosur dy veta.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ata mbetën të plagosur pas një mosmarrëveshjeje rreth një kanali për ujitje, kur u sulmuan fizikisht nga tre të dyshuar, meshkuj, shqiptarë, shtetas të Kosovës. Po ashtu bëhet e ditur se edhe njëri nga sulmuesit e dyshuar ka pësuar lëndim, transmeton Koha.net.

Që të gjithë kanë marrë trajtim përkatës shëndetësor.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Loading...