Plagosje në Shkup

Më datë 26.07.2018 në ora 17 në Sektorin për punë të brendshme në Shkup, S.D. (56) ka njoftuar policinë se të njëjtën ditë rreth orës 15 e 30 minuta në rrugën “Llazar Pop Trajkov” deri sa e ka shtyrë motoçikletën e tij e ka përshëndetur personin D.M. Ky i fundit në vend se të ja kthejë përshëndetjen, është futur në ndërtesë dhe pas një kohe të shkurtër ka dalë nga ndërtesa dhe e ka gjuajtur me pushkë ajrore nën gjurin e këmbës së djathtë, shkruan Gazeta Lajm. S.D. ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku mjeku i ka konstatuar lëndim trupor dhe është lëshuar në shërim shtëpiak. Policia punon për ndriçimin e rastit.

Loading...