Vërshimet që ndodhën në gushtin e kaluar në Tetovë kanë krijuar kushte që në lumin e këtij qyteti të krijohen kushtet e një “plazhi” të vogël, njoftojnë nga iniciativa qytetare “Meritojmë më mirë”. Disa qytetarë kanë filluar “ta shfrytëzojnë këtë mundësi” dhe apelojnë deri te organet e vetëqeverisjes lokale që të mos ndërhynë për ta ndryshuar atë.

“Më herët kur ishim të vegjël shkonim në Banjë dhe atje laheshim por kjo është hera e parë që në mes të qytetit të kemi plazh. Tani mjafton vetëm që koha të na mbajë edhe pak që të mund të vijmë më shpesh këtu.” – tha njëri nga të pranishmit në këtë plazh.

Plazhi vërehet të jetë krijuar nga grumbullimi i gurëve të vegjël në njërën anë të lumit. Por në të gjithashtu vërehet një numër i madh i mbeturinave të sjella po nga këto vërshime.

Një nga të pranishmit thotë “Shpresojmë që gjatë periudhës së ardhshme, autoritetet të ndërmarrin aktivitete me qëllim që të mos pimë ujë dhe të nuhasim ajrin e ndotur. E rëndësishme është që natyrën që e kemi trashëguar nga paraardhësit duhet t’ua lemë pasardhësve. Ne qytetarët e Tetovës, meritojmë më mirë.” – njoftojnë nga iniciativa qytetare “Meritojnë më mirë”.

IMG_6966

Loading...