????????

Partia Liberal-Demokratike mbrëmë mori vendim që gjatë zgjedhjeve lokale të jetë pjesë e koalicionit me LSDM-në, koalicioni i cili, thuhet në kumtesën e partisë, garanton kthimin e demokracisë në nivel lokal, pastrimin me punën kriminele dhe më në fund, përkushtimin e problemeve reale lokale të qytetarëve.

Në seancën e mbrëmshme, Këshilli qendror i PLD-së e pranoi marrëveshjen për paraqitje në koalicion në zgjedhjet e ardhshme lokale me LSDM-në.

Në seancën e njëjtë, anëtarët e Këshillit qendror e kanë larguar nga partia dhe nga të gjitha trupat dhe organet partiake kryetarin e mëparshëm, Andrej Zhernovski, për shkak të kalimit në LSDM.

“Zhernovskit, KQ i PLD-së i dëshiroi fat dhe sukses në punën e mëtejshme, ndërsa LSDM-së i dëshiroi që këtë herë mos t’i përsëritet Stevço Jakimovski”, thuhet në kumtesën e partisë.

Anëtarët e KQ në seancë e kanë zgjedhur edhe nënkryetarin e dytë të partisë, Igor Veljanovski, i cili deri tani i ka kryer funksionet e kryetarit të organizatës së qytetit të PLD-së dhe këshilltar në Këshillin e Komunës së Kisella Vodës.

Loading...