Plis-i Shqiptar, Pileus-i Latin dhe Pilos-i Grek

Marrë nga statusi publik në facebook të Agron Tecumseh Biba:

Shkruajta para do kohe për rëndësinë e kremtimit të Festave të Lashta Pagane Shqiptare, sepse aty strukur fle dhe VULA e vërtetësisë së autoktonisë të kombit Shqiptar në Gadishullin Ballkanik ose Ilirik.

Përqëndrohemi tek Dita e Verës në fushëgropen e Ohrit dhe Strugës, dhe mbajtja dhe veshja me krenari deri ne ditët e sotme të Plisit të bardhë Shqiptar.

Si e kanë matur kohën, cili ka qenë kalendari i bujkut ilir-arberor-shqiptar ?
Keni degjuar ndonjiherë për shprehjen Gjemrie / Gjumrie ?
Kjo është një shprehje arkaike që edhe sot e kësaj dite përdoret nga bujqit në fushëgropën e Ohrit/Strugës nga të gjithe bujqit, pa marr parasysh se janë shqipfolës, vllehofon, sllavofon ose turkofon.
Është një shprehje në sllavisht e cila thotë -Gjemrije Gjumrie, Vollojte Umrie- e përkthyer në shqip do të thotë, – Gjemrie Gjumrie, por Qete* Ngordhën- .
*Është fjala për shumësin e kafshës Ka-për lavrimin e tokës.

Bujku pra, duhej të dinte përgjigjen e pyetjes kryesore në aktivitetin e tij të parë lidhur me pjellshmërinë e -nënës tokë-.
Cila është dita kur bujku mund të nis dhe t’a punojë tokën me lavr?
Përgjigjeja më e drejtëpërsëdrejtë është-Dita e parë pasi bujku dhe familja e tij e kanë festuar Ditën e Verës.
Pra data e saktë është një ditë pas 14 Marsit, 15 Marsi.
Atëhere për ilustrim, përshkruajmë edhe dy datat e tjera të cilat kanë të bëjnë kryesisht dhe kryekëput me aktivitetin bujqësor dhe blegtoral.

Data 6 maj dhe Data 8 Tetor.

Është vërtetuar tani më, me mijëra artikuj dhe filma dokumentar shkencor që krishterimi i mbështolli në vetvehte, duke përvetsuar datat e rëndësishme të paganizmit duke ua veshur në emërtim të një shenjtori kristijan.
Kështu ka ndodhur me datën 6 Maj, që është Dita e Shën Gjergjit dhe Datës 8 Tetor, që është Dita e Shën Dhimitrit, ose e njohur me mirë si Dita e Shën Mitrit.
Dihet se periudha ndërmjet Shëngjergjit dhe Shmitrit ishte periudha kur Bujku varfanjak, lidhte punën e tij tek prona e Feudalit të Pasur. Pra, puna e bujkut të lidhur për pronen e pasanikut Feudal, lidhej në Shëngjergj, dhe mbaronte në Sh.Mitër, ose pushimi dhe shkëputja nga puna në pronen e pasanikut, fillonte për Sh.Mitër dhe mbaronte për Shën Gjergj.

Këtë që do ta shkruaj në vazhdim është vetëm përçimi i hulumtimit që ka bërë Imedi Biba (babai im), duke pyetur pleqët e Ohrit se cfar kuptimi ka fjala Gjemrie Gjumrie. Përgjigjen e ka gjetur nga një plak turk i Ohrit, i quajtur Reshat.
Reshat abei ka thënë, se bujku numëronte 105 ditë nga Shën Mitri, ose Shmitri (si njihet në popull dhe dita kur tradicionalisht në tryezë hahet kungulli). Pra, nqs bujku vendoste 105 kokrra groshë në një vorbë(një për çdo ditë), dhe cdo ditë nxirrte nga një kokërr….në momentin kur kokrrat e groshës do të mbaronin, bujku kishte dalë në Gjemrien e Parë.
Gjemrija e Parë është dita kur fillon dhe për 7 ditë të tjera ngrohet Ajri.
Gjemrija e Dytë është kur fillon dhe për 7 ditë të tjera ngrohet Uji, dhe
Gjemrija e Tretë kur fillon dhe ngrohet Toka, dhe kjo është në Datën 14 Mars, kur Festohet Dita e Verës, dhe të nesërmen Bujku mundet lirisht të bëjë carjen e tokës me Lavr.
Kuptim i supozuar i fjaleve gjemrie/gjumrie…?!?
Gje me ri ne gjume me ri…(gje e gjalle-me ri, ne gjume me ri)

Vrrasja e Jul Çezarit

Data 15 Mars e vitit 44 para Erës se Re, është data kur senatorët e Romës e vrranë uzurpuesin e pushtetit apsolut mbi Republiken Romake të përfaqësuar nga Senati Romak.
Ishin 60 Senatorë që shpuan Jul Çezarin me 23 shpime hakmarrëse për grykësine pushtetare të Çezarit. Me kalimin e kohes, Çezari e prishi imazhin e vet te pushtetarit te suksesshem, duke përvetsuar ingerencat e Senatit, dhe duke u berë një Dhespot Apsolut.
Pra, Senati Romak zgjodhi pikërisht Ditën e Parë të vitit, kur Senati kishte takim solemn për të diskutuar ardhmerinë e Republikës Romake, për ta vrarrë Perandorin. Ndër ato të cilët futen thikat në trupin e Çezarit, ishte dhe Mark Bruti (Brutusi), bir i adoptuar dhe i ritur nga vet Jul Çezari, i cili i kishte mbjellur një dashuri hyjnore Brutit për Republiken Romake, e cila u tregua se ishte shume here me e madhe nga dashuria per Babin e adoptuar. Bruti veproi ashtu si e kishte edukuar vet Çezari. Nga kjo ngjarje rrjedh dhe proverbi i njohur, ose fjalët e fundit që belbezoi Jul Çezari në agoninë e vdekjes….-A edhe ti bir Brutus?-. Deri këtu, kjo është thënë dhe stërthënë në gjitha shkollat serioze ku mësohet Latinisht, dhe në të gjitha Teatrot Botërore ku është luajtur Tragjedija e njohur e Shakespeare-it, Jul Çezari.
Por cfar ndodhi 2 vjet më vonë, në vitin 42 Para erës së Re ?
Për qëllime komemorative, pra shenimit dhe nënvizimit të rëndësisë së madhe që Bruti i jepte kësaj date(15 Mars), ai farkon monedha me një pamje që do ta përshkruaj dhe do të mund të shihni në fig.42.
Shihen qartë, DY THIKA dhe shkrimi EID MAR. Ndërsa mes dy thikave është dicka që ngjan me Plisin Shqiptar ?!?
Dhe po, ky është Plisi Shqiptar ose Pileus-i Latino Romak, ose Pilosi, si quhej Pilos-i në Greqishten e vjetër.
Cfar ka dashur të thotë Bruti me këtë simbolike ?
EID MAR është data 15 Mars, idet e marsit, si quheshin, ndersa dy thikat simbolizojnë vrrasjen e Jul Çezarit.
Ndërsa Plisi, Pileusi, Pilosi simbolizon Lirinë.
Bruti aludon në traditën Romake të adoptuar nga tradita Ballkanase Iliro-Greke, ndoshta me nënshtrese akoma më të lashtë Pellazgjike, kur robit/skllavit të robëruar i jepej lirija.
Kur robi lirohej, ceremonia shoqëruese ishte që mbi koken e tij vendosej një ksulë të bardhë leshi, dhe goditej me një shkop thane të quajtur Invictus….dhe ky person lirohej dhe quhej i lire.
Për tjetrën nuk kam shumë nevojë të spjegoj. Dilni nëpër qyetet tuaja kudo qe jetoni shqiptar.
Dilni në ditë tregu/pazari, dhe shikoni krenarinë e pleqve që vijnë nga fshatrat përreth. Shikoni se si edhe sot e kësaj dite mbajnë Plisin e bardhë në varijantet e tyre Dibrane, Kosovare, Vlonjate, Tironse, Lumjane, Hasjane etj etj……
Ky është pra madhërija e tij. Plis-i Iliro/Shqiptar, ose Pileus-i Romako/Latin, ose Pilos-i Grek/i Lashtë.

Shqiptarët, kudo që janë,
një amanet e kanë
Që të thonë qartë
se e kujna asht kjo tokë?
Duhet të mbajnë Plis në kokë.

Agron Tecumseh Biba
Shkup 2 Prill 2016
Ruben Avxhiu Semi Mehmeti Patriot Lumani Skender Asani Sefer TahiriArta Tahiri Nazim Rashidi Neshat Mehmedi Selami Kolonja Ziadin SelaArben Biba Arben Ratkoceri Arben Llalla Sabit Biba Agim Dauti Agim Poshka Agim Morina Mira Tuci Eno Milkani Anila Zajmi-katanolli Agim Rushiti Bardhyl Tushi Ilir Zenku Ilir Kadia Ragip Luta Faik Luta Astrit Memia Vait Ajro Teuta Skenderi Teuta Gjuladin-Hellon Muhamed Mujo Au’Nebi Hoxha Nebi Sefa Nexhmedin Ali Hoxha Haxhi Muhammed Reshat Kamberi Fadil L. Curri Fadil Zeneli Fadil Hysaj Fadil Maqedonci Alfons AL Zeneli Flutura Zeneli Shpend Bengu Andi Tepelena Laurant Bica

Loading...