“Plisat” bojkotojnë Kombëtaren e Shqipërisë

Situata e ndeshjes me Izraelin që ndodhi me 12 nëntor 2016 është përsëritur dhe ka kulmuar ditën e sotme, teksa me kalimin e orëve, policia e ka bërë thuajse të paarritshëm impiantin sportiv, ku kuqezinjtë tanë do të luajnë sonte, në orën 20:45.

Rreth 200 persona janë shoqëruar për verifikim në komisariat nga uniformat blu, ndërsa gjithkush duhet të kalojë “nëpër vrimën e gjilpërës”. Një situatë lufte, e denjë për gjendje të jashtëzakonshme. Nisur nga kjo gjë, tifo-grupi i njohur i kombëtares nga Prishtina, “Plisat”, ka njoftuar bojkotim të ndeshjes së sotme të kuqezinjve.

 

 

Ky grupim tifozësh kanë qenë gjithmonë në shkallët e stadiumit, sa herë kombëtarja ka pasur ndeshje, edhe kur ajo u “braktis” nga “Tifozat Kuq e Zi”, për të njëjtën arsye. Dy tifo-grupet në fjalë duket se kanë “ndërruar portat” në këtë rast, nëse flasim me gjuhën e futbollit. TKZ i rikthehen stadiumit për ndeshjen ndaj Izraelit, ndërsa “Plisat”.

Sipas tifozëve nga kryeqyteti i Kosovës, shkak për këtë vendim janë bërë masat ekstreme të sigurisë. “Plisat në ketë ndeshje nuk marrin pjesë të organizuar (normalisht që Plisa do të ketë nëpër tribuna). Arsyeja është që ketë ndeshje nuk e organizon Federata Shqiptare e Futbollit, por komplet Ministria e Brendshme.

Ta caktojnë tri orë para ndeshjes me hy në stadium, nuk të sigurojnë kurrgjë as me hangër dhe as me pi, plus edhe dy orë ndeshja e bëhen 5 orë me nejt në stadium. I kanë dhanë aq rëndësi këtij shteti (Izraelit) e në fakt kurrkujt nuk i kërcet me i bo send. Kështu që na i urojmë fitore Shqipërisë e sa ma shumë probleme Ministrisë,” – shkruan Albert Kastrati në faqen e vet në Facebook, i cili njihet si lideri i këtij tifo-grupi shqiptar.

Loading...