Plomp: Liderët politik të gjejnë zgjidhje për krizën politike në vend

Ambasadori i mbretërisë holandeze në Shkup, ëouter Plomp, beson se liderët politik do të sjellin vendime të arsyeshme politike, të pranueshme për qytetarët e Maqedonisë, të cilët si votues, do ta kenë fjalën e fundit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Plomp mendon se zgjidhja e shpejtë është e një interesi të madh për Maqedoninë dhe Holandën, duke theksuar se dëshiron që në vend të ketë një ambient të qëndrueshëm politik, prandaj edhe u bëri thirrje holandezëve që ta vizitojnë Maqedoninë.

Gjatë qëndrimit të tij në Ohër, ku u takua me kryetarin e qytetit, Nikolla Bakraçeski, Plomp u bëri thirrje liderëve politik në SHkup që të gjejnë zgjidhje për krizën politike dhe të vazhdojnë menjëherë me reformat parësore./Telegrafi/

Loading...