Holanda pret nga partitë politike në Maqedoni që sa më shpejtë të formojnë Qeveri reformuese dhe e cila do të përkushtohet në sundimin e së drejtës dhe përkrahje të punës së Prokurorisë Speciale Publike. Kështu u shpreh sot në Shkup Vauter Plomp, ambasadori i Holandës në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Holanda përkrah për një kohë të gjatë Maqedoninë në procesin e zbatimit të reformave në procesin e integrimeve evropiane.  Në këtë pikëpamje, unë do të përsëris deklaratën e Johanes Han, ku thotë se Qeveria e Maqedonisë nuk ka kohë për të humbur. Krahas kësaj, potencoj se procesi i formimit të Qeverisë është në duar të partive politike në Maqedoni. Ambasada e Holandës shpreson se Qeveria e re do të jetë e orientuar drejt reformave dhe sundimit të së drejtës dhe se e rëndësisë parësore është që të përkrahet puna e PSP dhe sektorëve të tjerë gjyqësor të cilat janë të rëndësishëm në Maqedoni”, u shpreh Vauter Plomp.

Loading...