Në rajonin e Qytetit të Shkupit fundjavën e kaluar kanë ndodhur plot 31 aksidente prej të cilave 13 janë me dëm material të konsiderueshme, ndërsa një këmbësor është lënduar rëndë.
Siç kumtojnë nga SPB-ja Shkup, janë sanksionuar 216 shoferë, ndërsa u është marrë leja e drejtimit 104 të tjerëve.

Prej 104 shoferëve të përjashtuar nga qarkullimi, 29 kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 38 kanë drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit ndërsa 30 shoferë kanë drejtuar automjete të paregjistruara.

“Karrotreci” i ka larguar 105 automjete, ndërsa janë dhënë 153 gjoba për parkim të parregullt.

Loading...