Fillimi i muajit mars të këtij viti është afati i fundit për shpalljen e zgjedhjeve lokale, thotë anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi,  ashtu që sipas Kodit zgjedhor, zgjedhjet lokale duhet të mbahen në pjesën e parë të muajit maj, apo 70 ditë nga dita e shpalljes, raporton televizioni 21.

Anëtarë i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Subhi Jakupi, thotë se institucioni që ai përfaqëson, është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe se po pret zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

“Komisioni Shtetëror Zgjedhor në këto momente duke paraparë edhe afatet ligjore me të cilat ju e dini se do të skadojë afati apo mandati i liderëve të komunave dhe këshillave komunale. Njëkohësisht ne bëjmë atë të mundshme që të jemi të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve lokale që duhet të mbahen në pjesën e parë të muajit maj të këtij viti”, tha Subhi Jakupi, nga KSHZ.

Loading...