Po lulëzon tradhtia, përkrahen publikisht vrasësit e Begut e Mirsadit

Për dallim prej përkrahësve të Rrahman Morinës që fsheheshin dhe turpëroheshin, disa shqiptarë në Maqedoni sot nuk turpërohen fare që përkrahin tradhtarët që vranë Begun, Mirsadin, Xhaferin, e shumë anëtarë tjerë të grupit të Kumanovës. Personat në fjalë, nuk ngurrojnë që tradhtarët e grupit të Kumanovës t’i quajnë edhe me epitete të ndryshme si “lider”, “komandant”, “hero i gjallë”, e kështu me radhë

Kur u uzurpua autonomia e Kosovës nga Millosheviqi, Rrahman Morinën e përkrahnin vetëm një grusht njerëzish, që kishin përfitime direkte prej tij. Mirëpo edhe ata përkrahjen e bënin fshehurazi dhe turpëroheshin që të dalin në opinion, sepse shumica bindëse e shqiptarëve të Kosovës në atë kohë bojkotonin regjimin serb.

Për dallim prej asaj kohe, te shqiptarët e Maqedonisë po vërehet një përkrahje e hapur për tradhtarët nga disa persona, të cilët madje krenohen me këtë përkrahje. Gjashtë muaj pas konfliktit të Kumanovës, tradhtarët sërish kanë çu krye dhe po përkrahin politikanët që janë pjesë e pushtetit që vrau ata.  Që të jetë çudia më e madhe ata përkrahin edhe politikanët që u përmendën se kanë tradhtuar Begun, Mirsadin, Xhaferin, dhe pjesëtarët tjerë të Grubit të Kumanovës, duke u premtuar se nëse do të dorëzohen, do të priten nga ekipe të OSBE-së, me ç’rast i dërguan në kurthë të policisë. Personat në fjalë, nuk ngurrojnë që tradhtarët e grupit të Kumanovës t’i quajnë edhe me epitete të ndryshme si “lider”, “komandant”, “hero i gjallë”, e kështu me radhë.

Në ndërkohë të dhëna që e rëndojnë edhe më tepër tradhtinë në Kumanovës, sjell javorja në gjuhën maqedonase, “Fokus”.

Javorja “Fokus” shkruan se udhëheqësit e grupit të armatosur në Kumanovë, fillimisht u arrestuan dhe pastaj u likuiduan.

Kështu akuzojnë familjarët e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt në lajmin e publikuar nga javorja “Fokus”. Dëshmia e tyre mbështetet tek fotot dhe video pamjet e publikuara nga grupi i armatosur, ku shihet qartë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë persona të arrestuar.

Por edhe Arben Rexhaj dhe Samid Kastrioti, sipas javores Fokus, i ishin dorëzuar policisë dhe më pas ishin ekzekutuar”. Për informatat e publikuara në javoren “Fokus”, kërkuam informacione nga MPB-ja, por nga atje na orientuan tek Prokuroria Publike, sepse atje ndodhej lënda. Nga Prokuroria Publike thanë se nuk japin komente për lëndë që janë në proces gjykimi. (r.l.)

Përkujtimi i dhimbshëm i Familjes së Mirsadit 

Familja e Mirsad Ndrecajt ka dërguar një përkujtim të dhimbshëm në gazetën tonë, me rastin e gjashtë mujorit të vrasjes së Mirsadit dhe shokëve të tij në Kumanovë.

“U bënë gjashtë muaj nga vrasja e birit tonë, por dhimbja jonë është gjashtëfish më e madhe, sepse shqipfolësit që heronjtë e shqiptarisë, ende janë në pushtet. Djemtë tanë nuk do të prehen të qetë në varr, deri sa populli shqiptar në Maqedoni nuk ua jep dënimin e merituar tradhtarëve që për një copë pushtet vranë djemtë tanë më të mirë”, thuhet në përkujtimin që familja e Mirsad Ndrecajt e ka publikuar në gazetën tonë.

Loading...